
Perveç kombinimit te ngjyres se veshjes dhe syve, buzekuqi duhet te pershtatet edhe me formen e buzeve, jo vetem persa i perket nuancave por edhe persa i perket tekstures dhe efekteve. Me poshte po ju rreshtojme disa keshilla se si te zgjedhim buzekuqin ne base te formes se gojes dhe buzeve.
Zgjedhjet per sa i perket buzekuqit jane nder me te shumtat, duke filluar qe nga ngjyra per te kaluar tek efekti mbi buze; duke vazhduar me opacitetin e lapsave dhe shkelqimin e gloseve; dhe duke perfunduar tek forma, qe shkon qe nga stiku klasik i buzekuqeve te lengshem te pajisur me penel ose me aplikuesin sagomatik.
Edhe formulimet jane menduar per te kenaqur te gjitha kerkesat dhe deshirat: buzekuqet hidratues zbusin edhe buzet me te thata, ata me perberes volumizues i japin me shume volum buzes, ata te pasur me vitamina dhe substanca rigjeneruese ndihmojne per te mbajtur te re mukozen delikate te buzeve.
– Buzet e trasha jane shume impenjative, dhe per ta vene ne dukje ne dozen e duhur, gjithmone pa humbur sex appeal, eshte mire te aplikohen buzekuqe mat me efekt opak, me tonalitet intens ose te erret, kurre me shkelqim. Evitoni buzekuqet me shkelqim, mos perdorni laps per vijat e buzeve pasi theksojne shume volumin. Per te pasur nje efekt akoma me shume soft perhapeni buzekuqin me gishta, pa percaktuar vijat e buzeve.

– Buzet e parregullta karakterizohen nga nje volum jo i barabarte, buza e siperme eshte me e holle se buza e poshtme. Segreti per te ekuilibruar eshte te perdorni glossin ne qender te buzeve, duke kembengulur ne buzen me me pak volum. Ne buzen e siperme mund te perdorni nje korrektor me ngjyre te hapur, duke e aplikuar me nje cope te vogel pambuku thjesht ne qender te buzes, ku formohet M-ja, duke e sfumuar deri afer hundes.
– Buzet e holla valorizohen me nje buzekuq me shkelqim ose te satinuar, ose me nje gloss efekt pasqyre, pasi ketu volumi sigurohet fale drites. Jane perfekte tonalitet e Qarta, duke filluar nga nudua te roza, nga ari tek bronzi. Jo buzekuqeve opak apo te erret. Mund ti beni shume lehte bordet e buzeve. Nese doni nje efekt te veçante, per raste speciale njomni buzet me nje garze me uje te vaket dhe pastaj aplikoni buzekuqin.

– Buze te gjera perdorni buzekuq me shkelqim ne nje ton te hapur.
– Buze te vogla para se te aplikoni buzekuqin beni me kujdes vijat e buzeve me nje laps ngjyre mishi dhe e rikaloni me nje laps tjeter me te njejten ngjyre me buzekuqin. Mos perdorni gloss me efkt nudo, por ngjyra te celura dhe te erreta, pak opake.
– Per buze te parregullta, te papercaktuar mire, perdorni laps sidomos tek M- ja e buzes se siperme kurse buzen e poshtme e vijezoni shume pak jashte vijes natyrale. Duhet te perdorni nje buzekuq me ngjyre te forte, duke filluar nga e kuqja klasike tek lejlaja, nga kafja tek ngjyra portokalli, me mire akoma nese jane me shkelqim.
– Per buze me lekure te thate duhet te perdorni nje produkt super te bute me veprim hidratues dhe ushqyes, i cili nese perdoret çdo dite ndihmon qe buzet tuaja te jene me te buta. Para se te aplikoni nje buzekuq, i lyeni me pare buzet me nje balsam me veti zbutese dhe rigjeneruese. Ideale eshte qe çdo nate para se te flini ta aplikoni balsamin. Evitoni buzekuqet shume me shkelqim, dhe perdorni stiket e thate.