Publikuar më: 25/05/2015 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0
Frutat permbajne nje sasi te madhe vitaminash dhe ushqyesish te cilet jane nje pasuri e paçmuar per te kuruar lekuren dhe per ti dhene nje shkelqim mese natyral. Por kush jane frutat e shendetshme per lekuren te cilat mund ti konsumojme ose ti perdorim pak me teper per te patur nje lekure sa me te mire? Perveç konsumit te perditshem, nje tjeter metode shume e mire eshte qe ti shfrytezojme frutat dhe vetite e tyre per te realizuar vete kremra dhe maska ushqyese, ideale per te hidratuar, ushqyer dhe rinuar lekuren tone. Me poshte po ju rreshtojme disa prej tyre:
portokalle-ebukur

Portokallja

Permbajtja e madhe e vitamines C e radhit portokallen ne vendet e para te frutave me te mira per tu kujdesur per lekuren. Ketu kemi te bejme me nje antioksidues qe qe ndihmon ne vonesen e pjakjes se qelizave te lekures nderkohe qe favorizon rritjen e kolagjenit duke e bere lekuren me te forte. Lekura e portokalles eshte ideale per te luftuar papastertite e lekures, si psh pikat e zeza.
papaya-fruta

Papaia

Papaia eshe nje tjeter frut, aleate e rinise se lekures, e pasur me vitamine C, betakarotene dhe aminioacide te tjere, te shkelqyer per te garantuar nje rigjenerim qelizor dhe per te zvogeluar pjakjen e lekures. Efekti i saj rigjenerues, e ben nje perberes natyral shume te efektshem per te luftuar njollat dhe te korigjuar opacitetin e lekures. Papaia eshte nje frut shume i mire me veti hidratuese, esfoliuese dhe kunder aknes.
shalqi-per-fyturen

Shalqiu

Shalqiu ka veti shume te mira si per tu konsumuar ne jeten e perditshme ashtu edhe per pergatitje kozmetike per ti dhene lageshti lekures edhe per ta hidratuar. Eshte i pasur me vitamine C dhe A, dhe perveç hidratimit ndihmon edhe ne rekuperimin e butesise dhe shkelqimit te lekures, permban nje sasi te madhe uji dhe eshte e indikuar sidomos per lekurat me yndyrne dhe te ndjeshme. Nese vuani nga akne nje maske e pergatitur me shalqi mund te jete nje nder zgjidhjet me te mira per te eleminuar toksinat, papastertite dhe per te luftuar te gjitha simptomat e kesaj patologjie.
fruta-per-lekure-ebukur

Avokado

Avokado ose i quajtur ndryshe si fruti jeshil i bukurise  eshte nje nder frutat me te mira per te luftuar lekuren e thate, te vjeteruar, opake. Fale permbajtjes se shumete te  acidit folik, vitamines C, B6, A, E dhe vajrave vegjetale eshte i perkryer per te luftuar papastertite dhe per te sjelle hidratim dhe shkelqim.
fruta-pylli

Frutat e pyllit

Luleshtrydhe, vishnje, lamponi, qershi, manaferra, kumbulla. etj jane te gjithas fruta te pasuara me radikale te lira, pergjegjes per mireqenien dhe rinimin e lekures. Keto ftuta jane te pasura me fibra, vitamina dhe antioksidues, parandalojne oksidimin e lekures dhe shfaqjen e rrudhave te parakohshme.

Leave a Comment