
Nese dhimbjet jane shume te forta duhet te shkoni menjehere tek mjeku, nese jo prisni deri ne 48 ore per te pare se si do te shkojne gjerat. Nese dhimbjet shfaqen pasi keni ushtruar aktivitet sportiv shkaku jane me se te justifikueshme.
Dhimbjet ne enen e djathte mund te shkaktohen nga shume semundje, psh nga tretja jo e mire e ushqimeve qe hani, nga gazrat apo kapslleku. Por keto dhimbje nese jane vetem te ndjeshme ne anen e djathte mund te jene sinjal i nje apandesiti, pankreasi, helmim, shtatezani ektopike, epatit viral, gastrit, veshkat, ulçera ne stomak, intolerance ndaj qumeshtit dhe produktet e tij, infeksion urinar.
Nese ndjeni dhimbje ne hijen e djathte dhe kjo dhimbje vazhdon drejt pjeses se kurrizit, ka mundesi qe te keni probleme me shtyllen kurrizore. Nese keni keto simptoma duhet te shkoni te vizitoheni menjeghere tek mjeku.
Apandesiti eshte nje nder dhimbjet tipike te anes se djethte dhe dallohet nga dhimbjet e barkut, pasi eshte e lokalizuar vetem ne ate pjese te trupit. Nje nder simptomat e para te apandesitit eshte nje dhimbje e lehte rreth kerthizes apo afer stomakut. Nese eshte nje dhimbje e vazhdueshme dhe qe rritet nga momenti ne moment atehere eshte me mire qe te drejtoheni tek mjeku. Shtypni me force zonen ku ndjeni dhimbje me dy gishta dhe pas dy sekondash i hiqni, nese ndieni dhimbje atehere ka mundesi qe te jete apandesiti. Nje simptom tjeter i apandesitit eshte eshte ai qe ju nuk mund te ecni drejt por perkulur.
Persa i perket kurave te ketyre dhimbjeve, varet nga shkaku. Nese dhimbja shkaktohet nga nje terheqje muskolare, rekomandohet pushim dhe fizioterapi.
Nese dhimbjet ne krahun e djathte shkaktohen nga nje artrit i shtylles kurrizore, duhet te shkoni tek mjeku te merrni antibiotike dhe te beni fizioterapi.
Nese dhimbjet shkaktohen nga probleme te stomakut rakomandohet nje regjim i lehte ushqimor. Perdorni çajrat per gastrit, lengje dhe pak fruta dhe perime, pasi jane te veshtira per tu tretur.
Nese shkaku jane veshkat duhet te merrni antibiotike.