Nese doni te keni floke te shendetshem, te forte dhe me shkelqim mundohuni te ndiqni sa me shume te jete mundur te gjitha keto keshilla per floket qe po ju sjellim me poshte:
1) I krihni gjithmone floket para se ti lani me shampo, pasi ne kete menyre do te evitoni qe te pleksen me njeri-tjetrin, sidomos gjate masazhit te zakonshem qe beni. Pra eshte me mire qe ti krihni floket para shampos dhe jo kur floket jane te njomur. Mundohuni qe te perdorni nje kreher druri delikate.
REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

2) I lani floket vetem kur jane vertet pis.
Shumica e llojeve te flokeve s’ duhet te lahen perdite, pasi nese larja eshte shume e shpeshte, lekura e kokes dehidratohet, duke i lene floket pa jete dhe te dobet. Gjithashtu shtohet dhe mundesia qe floket te behen te yndyrshem, dhe nese vertet s’ rrini dot pa i lare floket çdo dite provoni shampot e thata.
3) I krihni floket duke filluar qe nga rrenja dhe jo vetem majat.

Kur krehim floket tane duhet te veprojme me shume delikatese, duhet te fillojme qe nga rrenja deri tek majat e flokeve, mundesisht me nje kreher druri.
4) Pasi keni dale nga dushi mos i ferkoni floket me peshqir, thjesht i tampononi, pasi nese filloni dhe i ferkoni fort me peshqir rezultati do te jete: floke thate dhe te brishte. Tamponimi i flokeve me peshqir duhet te zgjasi 5 minuta, pastaj i levizni me gishtat dhe mundesisht perdorni nje peshqir me mikrofiber pasi e thith me mire ujin dhe nuk i prish floket.
5) E aplikoni balsamin vetem tek majat e flokeve, pasi rrezikon qe ti shtrij aq shume floket dhe ti bej qe te na peshojne shume. Por ndonjehre mund ta aplikojme ne te gjithe koken, e vetmja gje qe duhet te tregojme kujdes eshte qe ti shplajme mire floket me uje te rrjedhshem.
6) Para se te perdorni piastren aplikoni tek floket tuaj nje produkt specifik per nxehtesine, dhe i thani me tharese me pare.
7) Mos perdorni kurre piastra apo çdo lloj aparati tjeter me floke te lagur pasi mund te digjni fibren kapilare dhe rezultati do te jete fije flokesh te ndare ne dysh. Pra, floket duhet te jene gjithmone te thate para aplikimit te pjastres.
8) Mos aplikoni kurre llak, shkume apo produkte te tilla para se te perdorni piastren pasi keto produkte permbajne alkol, i cili ne kontakt me nxhehtesine digjet dhe si rrjedhoje digjen dhe floket. I perdorni keto produkte vetem ne fund dhe me floke jo te nxehte.
9) Mos i krihni kurre floket nga majat drejt rrenjes pasi duke vepruar ne kete menyre s’beni gje tjeter veçse i prishni dhe ndani me dysh. (Me pare kjo metede perdorej per gufimin e flokeve)
10) Nese floket kane filluar te ndahen me dysh aplikoni ne majat e flokeve tuaj produkte me baze vaji argan ose me fara lini.