Publikuar më: 28/04/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Niseshteja e orizit eshte nje perberje qetesuese, dhe mund te perdoret si detergjent natyral, i shkelqyer për tu përdorur në çdo situatë, si per fëmijët ashtu edhe per te rriturit. lini ne banjo një kavanoz me niseshte orizi: kur beni banjo merrni nje grusht nisheteje, shto disa pika uji dhe masazho lekuren. Falë kontaktit me ujin niseshteje e orizit merr menjehere perqendrimin, formen e një kremi​​. Veçanërisht e dobishme për fytyrën në mëngjes ose në mbrëmje, dhe pjesët intime, madje perdoreni edhe per bebet pasi rifreskon lëkurën dhe lehteson irritimet e ndryshme. Mos harroni që gjithmonë të lexoni etiketën: niseshte orizi për përdorime kozmetike, 100% e pastër dhe e marrë nga Oryza sativa.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

niseshteja-e-orizit-ebukur

Nisheteja e orizit dhe kurimi i flokeve.
Mund te krijoni vete nje maske ushyese dhe kuruese per floket tuaj, duke bashkuar uje, nisheshte orizi, mjalt dhe qumesht arre kokosi, e cila i jep kesaj maske nje arome shume te kendshme dhe verore. Qumeshti i arres se kokosit kultivohet ne vendet Tropikale dhe perdoret per te shplare floket duke e perzier se bashku me mjaltin. Eshte e mundur te perdorni nisheshten e orizit per te krijuar nje variant delikat, te asaj se shampos se zakonshme. Ja nje shampo e pergatitur ne shtepi nga duart tuaja: Hidhni ne nje ene nje luge nga shampoja juaj e zakonshme, pak uje dhe nisheshte orizi. Trazojin mire dhe ja tek pergatitet nje shampo te shpejte dhe shume delikate per floket tuaj. Kjo lloj shampo eshte shume e domosdoshme sidomos per ata persona qe pere shkak te sporteve te ndryshme qe ushtrojne ose per shkak te smokut jane te detyruar ti lajne floket shume shpesh. Ose nje alternative tjeter: S ‘te ka dale koha te laje floket? Mjafton te sperkatni floket me pak nisheshteje orizi pluhur dhe krihi ne menyre delikate me kreher. Ky proçes ndihmon ne tharjen e lekures se kokes dhe flokeve, eshte nje si tip shampoje te thate.

Nisheshteja e orizit dhe fytyra
Nese doni te krijoni nje maske per fytyren tuaj, qe te kete perberje ushqyese dhe efekt zbukurues beni kete proçes: Bashkoni bashke keta perberes: 1 luge mjalt, nje luge nisheshteje orizi, nje luge uji trendafili. I trazoni te gjithe keta perberes derisa te krijohet nje substance e vetme dhe omogjene. Mund te provoni edhe me rosmarinen (ndihmon ne rigjenerimin e qelizave), kamomilen blu (qetesuese) ose çaj jeshil (disifektant natyral).

niseshteja-e-orizit-per-fetyren

Nisheshteja e orizit dhe depilimi
Ke nje lekure delikate dhe qe irritohet shume shpejt? Ketu po ju japim nje maske shume te thjeshte qe mund ta pergatisni vete ne shtepi, pasi jeni depiluar: Bashkoni ne nje tas nisheshte orizi dhe disa luge qumesht, dhe mundohuni qe perberja mos te jete shume e lengshme. Perhape kete maske ne te gjithe lekuren e depiluar, lere te veproje per 10 minuta dhe shplaje me uje te vaket.

Nisheshteja dhe larja e trupit
Nisheshteja e orizit eshte shume e rendesishme per lekuren e femijeve ,por edhe per ate te te rriturve. Hidhni ne ujin e vaskes disa luge nisheshteje orizi: do te ndihmoje ne eliminimin e irritimeve dhe skuqjeve te lekures. Nese shtoni dhe ndonje pike vaji, ate me te preferuarin tuaj, rezultati do te jete jashtezakonisht qetesues. Nese ne shtepine tuaj s’ keni vaske dhe perdorni vetem dushin, veproni ne kete menyre: Hidhni ne nje tas pak nisheshte orizi, kur je poshte dushit,
nderprit ujin dhe perhape nisheshten ne te gjithe trupin. Ne kontakt me lekuren e njomur do te shnderrohet menjehere ne formen e kremit. Do te keni nje efekt te menjehershem qetesues.

Nisheshteja e orizit dhe skuqja e lekures
Nisheshteja e orizit eshte nje perberes shume i çmuar qe ndikon ne qetesimin e lekures se skuqur dhe irrituar. Veproni ne kete menyre nese keni keto probleme me lekuren tuaj: Ju nevojiten garza sterile, uje i vaket dhe nisheshte orizi. Ne nje tas trazoni nisheshten me pak uje te vaket, dhe kur perberja te jete bere omogjeni, vendosni nje garze ne te dhe e çoni ne ate pjese te lekures ku ndodhet irritimi. Kjo recete eshteshume e domosdoshme sidomos pasi jeni kthyer nga plazhi, ose per lekure e irrituar te femijeve.

 

 

Leave a Comment