
Egzistojne 2 lloje fibrash: ajo e tretshme dhe ajo e patretshme dhe secila prej tyre ka efekte te caktuara ne organizmin tone qe e ndihmojne te qendroje ne forme dhe shendet.
– Fibra e patretshme e pranishme sidomos ne çereale dhe frutat e pjekura, favorizon mirefunksionimin e aparatit tretes, duke ndihmuar te gjithe ato persona qe kane probleme me zorret.
– Fibra e tretshme eshte e pranishme tek lentikiet apo fasulet, tek perimet si karrotat, brokolit apo òerealit si tershera. Kjo lloj fibre i ofron organizmit shume cilesi, si:
- Ngadaleson thithjen e yndyrnave, keshtu qe eshte shume e rendesishme qe ta perfshini ne dieten tuaj nese doni te humbisni peshe.
- Permireson nivelet e kolesterolit ne gjak dhe keshillohet per te gjithe ata persona qe vuajne nga kolesteroli i larte.
- Ngadaleson thithjen e sheqernave, duke ndihmuar ne rregullimin e niveleve te glukozit ne gjak dhe keshillohet per te gjithe ata persona qe vuajne nga diabeti.
- Ndihmon ne mirefunksionimin e aparatit tretes.
Megjithate mos e teproni me konsumimin e tyre, mjaftojne 30g fibra ne dite dhe mund ti merrni nese hani 2 porcione frutash, nje porcion me çereali ose fasule, lentikie…
Ushqimet e pasura me fibra jane: banane, frutat e thata ( arra, bajame, lajthi, kikirika, etj ), erezat ( rigoni, kanella, rozmarina, etj ), frutat ( lamponi, dardha, avokado, etj ), çerealit ( orizi, gruri, elbi, tershera, etj ).
Per nje diete te shendetshme dhe te ekuilibruar rekomandohet te konsumoni:
– 5 porcione frutash ne dite
– 3 porcione perimesh ne dite
-2 porcione çerealesh ne dite
– 2 L uje ne dite