
Te jesh femer me elegance, sharm, dhe delikatece s’ do te thote qe duhet te kesh patjeter gjithmone floke te gjate. Keto po ju japim disa ide mbi floket e shkurtra, te cilat ju sigurojme qe do ti vleresoni shume.
1) Per ato femra qe nuk kane shume kohe ne dispozicion per tu kushtuar flokeve nevojitet nje prerje dinamike dhe sportive. Kjo prerje te lejon te mos humbasesh shume kohe ne pasqyre, te ndjekesh moden dhe te kurosh detajet ne te njejten kohe. Pra, nje forme e tipit grafik te lejon ti mbash baluket ne menyren qe deshironi.
2) Doni te jeni ne mode? Beni nje prerje te shkurter, delikate dhe e lyeni flokun tuaj me nje ngjyre te cilen s’ mund te mos bini ne sy. Volumi i flokut modelohet thjesht me duar.
3) Nese keni floke kaçurrele. Parukieret me me pervoje ju keshillojne ti prisni floket te shkurtra nga mbas dhe ti lini pak te gjata nga para, ti mbani ne nje menyre te çrregullt. Do te dukeni shume trendy.
4) Nje alternative tjeter eshte prerja ne forme kasketo (kaske), veçanerisht per ato femra qe kane floke te shtrire. I lyeni me nje ngjyre bionde, por jo shume te theksuar, e cila te valorizoje prerjen e flokut.
5) Carrè sfilato ( te shkurtra nga mbas dhe pak me te gjata ne pjesen e syve ), ne menyre te tille qe te nxjerr ne pah formen e fytyres dhe tiparet.
6) Prerje e shkurter nga mbas, baluke deri tek syte, te vendusura poshte, dhe nje ngjyre te ngrohte, me reflekse kafe te embla, çokollate, kakao, dhe geshtenje te te ngrohte.
7) Prerje e shkurter ultra – femerore, e cila mund te quhet edhe glamour pasi karakterizohet nga dallge te lehta ne pjesen e ballit.
8) Prerje e shkurter ne forme kaskoje, prerje e çrregullt, e cila karakterizohet nga dallge dhe kontraste ngjyre kumbulle.
9) Prerje e shkurter ne pjesen e mbasme dhe nga para vetem ne anen e majte. Pjesa e djathte lihet goxha e gjate ne krahasim me reston e flokut. Eshte nje prerje mjaft e veçante persa i perket stilit, dhe vihet me shume ne dukje me nje ngjyre te embel geshtenje.
10) Prerje e çrregullt, disa pjese te shkurtra dhe disa te gjata, ngjyra kafe ose çokollate do te ishte perfekte. Kjo lloj prerje i jep intensitet sidomos shikimit.
11) Prerje e shkurter shume strikte, ne forme kaskoje, dhe me nje linje gjeometrike. Shoqerime i nje ngjyre bionde platino e ben akoma me shume absolute kete prerje.