Publikuar më: 26/09/2018 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Kamomili ka veti të pafundme, si qetësues ai përdoret për të lehtësuar dhimbjet dhe spazmat e traktit të tretjes, për pagjumësinë dhe gjithashtu edhe ne kozmetikë.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

Kamomili – Bima mjeksore
Kamomili, është një bimë vjetore barishtore me gjatësi gati 80 cm. Ai rritet si në livadhe, po ashtu edhe në fusha, përgjatë rrugëve dhe pranë shtëpive. Lulet lulëzojnë në fillim të muajit maj-qershor. Kjo është një barishte me veti mjekësore, shume e perdorur në Evropë, e dobishme për tensionin ne zorre, mostretje, zorrë te irrituar, dhimbje koke dhe mesi; kamomili perdoret veçanërisht për të gjitha çrregullimet e fëmijëve dhe i ndihmon per ti qetesuar.

Kamomili përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të mitrës dhe spazmave dhe traktit të tretjes. Rezultatet e mira janë marrë edhe për aplikim të jashtëm sidomos kur aplikohet në lëkurën e kuqërremtë. Kamomili perdoret edhe per shpëlarje kundër dhëmbëve, per garag kundër dhimbjes se fytit, per te shplare sytë e irrituar dhe të lodhur. Lulet e kamomilit humbin efektivitetin e tyre nëse nuk konsumohen brenda vitit të korrjes.

Kamomili – Përdorimi i jashtëm

Kamomili perdoret per inflamacionin e lëkurës dhe mukozave të gojës dhe të fytit mund të përgatitni një infuzion me 10g kamomil në 100 ml ujë. Ky infuzion mund të përdoret për të bërë shpëlarje ose banjot. Për inflamacionet e lekures mund te perdorni nje disk pambuku duke e futur ne infuzion dhe me pas e aplikoheni në pjesën e lekures për të paktën 15 minuta. Kamomili përdoret edhe per syte e skuqur dhe rrathet e errët qe formohen poshte syve. Kamomili është shume efektiv në qetësimin e skuqjes së syve dhe reduktimin e qarqeve të errëta. Për kujdesin e syrit ju mund të përdorni edhe lulet e kamomilit si maskë per konturit të syrit. Kamomili mund te perdoret edhe per shplarjen e flokeve duke qartesuar ngjyren e tyre. Kamomili mund të përdoret si një ilaç natyral për kolikun tek femijet e sapolindur. Sidoqoftë, gjithmonë është mirë të konsultoheni me pediatrin tuaj me pare.

Kamomili – Përdorimi i brendshëm
Kamomili perdoret per dhimbjet menstruale, dhimbje abdominale, vështirësi të tretjes, pagjumësi si dhe eksitim nervor. Kamomili është me të vërtetë një ilaç efektiv për të kuruar pagjumësinë dhe për të nxitur qetësinë. Konsideruar gjerësisht si një qetësues i butë, kur e pergatisni eshte mirë ta lini atë në infuzion për rreth 10 minuta duke mbuluar me kapak dhe me pas ta perdorni te vaket.