
Me poshte po ju elenkojme disa keshilla bukurie qe mund te ndiqni ne stinen e pranveres. Nese edhe ju doni te jeni te bukura per kete stine ateher lezoni kete artikull dhe ndiqni keshillat e meposhteme.
1) Ekspozoni lekuren tuaj ne diell
Tashme ditet e ftohta mbaruan, dhe vendin e tyre e kane zene prej kohe ditet e bukura te pranveres, te cilat na japin mundesine te shijojme me shume natyren dhe ne te njejten kohe te ekspozojme lekuren tone ne diell. Lekura jone ka nevoje per diell dhe oksigjen. Pergatite epidermen tende me se miri me lloj lloj scrubesh (pastrimesh) natyrale, te mjaftojne vetem disa perberes te tjeshte, te cilet mund ti gjeni lehtesisht ne shtepi, si mjalti, qumeshti, kosi, arre kokosi e grire ose kripe dhe nje luge vaj ulliri. Mjafton ti perziejme keta perberes ne nje tas, dhe te aplikojme pastruesin e pergatitur nga vete ne. Do te ndjejme nje arome dhe parfum shume te kendshem si ne lekuren tone ashtu edhe ne ajer. Te gjithe kemi nevoje dhe e meritojme pak relax.
2) Rregulloni stilin e jeteses
Me rritjen e temperaturave, fillojme te kemi me shume etje, dhe trupu jone i cili eshte i perbere ne 70% uje ka shume nevoje per lengje. Keshtu qe i kushtoni vemendje te veçante hidratimit te trupit, duke pire uje por edhe duke konsumuar edhe fruta dhe perime te gjalla, te cilat jane te pasura me kripera minerale dhe vitamina. Frutat dhe perimet, sidomos te gjalla duhet te konsumohen çdo dite pasi permbajne nje burim shume te çmuar vitaliteti (jete). Me rritjen e temperaturave rritet dhe deshira jone per te pire pije te fresketa. Mos perdorni pije me shume sheqer ose te gazuara, por i pergatisni vete ne shtepi. Mund te freskoheni dhe ne te njejten kohe te qendroni ne forme fale disa recetave te thjeshta, duke bashkuar dhe zier se bashku çaj me bime aromatike, si p.sh lavanda me menderz. I zieni se bashku, lerini te ftohen, dhe i vendosni ne frigorifer deri ne momentin qe do ta pini kete pije. E sherbeni me nje fete limoni ose luleshtrydhe.
3) Konsumoni argjinare, perfaqesues te depurimit
Pranvera simbolizon purifikimin e trupit, i cili permes eliminimit te toksinave te akumuluara gjate periudhes se dimrit fillon te gjallerohet dhe rigjenerohet. Konsumoni argjinare ne te gjitha format ( te gjalle, te zier, çaj, kapsula, etj), ginepro te cilet ndihmojne shume ne depurimin e melçise. Pra, mundohuni te perfshni ne dieten tuaj ditore argjinare si edhe asparagi, shume te vlefshem per purifikimin dhedisintosikimin ( çhelmimin) e gjithe organizmit.
4) Prisni floket
Eliminoni majat e flokeve dhe çelni ngjyren e tyre, duke perdorur perberes vegjetale ( mund ti gjeni ne erboristeri), te cilet te mundesojne qe ti lyesh floket e tu me cilendo ngjyre deshironi, pa pasur asnje problem, pasi keto lloj bojrash s’ permbajne amoniak. Prerja e flokeve eshte nje gjest simbolik, keshtu qe konsultohu me parukierin tend personal para se ti presesh, ne menyre te tille qe te besh nje prerje sa me te pershtatshme per fytyren tende. Kjo eshte thjesht nje menyre e vogel per tu ndier terheqese dhe plot vitalitet.
5) Pranvere jo vetem ne veshje por edhe ne tavoline
Pas perfundimit te dimrit secili prej nesh ka deshire te jete ne forme, me te lehte dhe plot energji. Per te shmangur gjumesine, tipike e muajve te dimrit, mundohuni qe te pakten ne dreke te konsumoni nje pjate LIGHT ( pa shume yndyrna) dhe me vitamina, qe te te ndihmoje te rifitosh lehtesine dhe energjine pa qene nevoja te vihesh ne diete. Zevendeso brumerat me drithera dhe çereali, si tershere, grure ose oriz, te cilet mund ti perdoresh ne sallata shume te shijshme ( thjesht perziej nje nga keta çereale, psh. orizin e ziere me perime te pergatitura ne grilje). Preferoni perberes te gjalle, pjekje ne avull, jo te skuqurat dhe ushqime shume te thjeshta. U shtoni pjatave tuaj fruta te thata, te cilat s’ te bejne kurre dem dhe ja tek pergatitet dreken ose darken tuaj.
Faleminderit per keto keshilla shum te vlefshme per trupin dhe shëndetin