
Disa keshilla per femra per tu aplikuar para se te shkoni ne shtrat jane:
1) Te hiqni trukun, s’ ka rendesi nese perdor qumeshtin, vaj apo xhel, mjafton veten ta beni kete veprim. Heqja e trukt eshte e domosdoshme jo vetem per te eleminuar te gjitha gjurmet e make- up dhe te lini lekuren te lire te ” mare fryme “, por edhe per arsye se gjate dites ne epiderme depozitohet smog dhe shume pluhura te tjera. Mos e trajtoni keq lekuren tuaj duke e ferkuar ashper, por masazhoje ne menyre delikate, shplaje me uje te vaket dhe perdor vetem produktet qe jeni te sigurta. Mos harroni qe ne fund te çdo strukimi te aplikoni nje tonik ose uje termal, te cilet duhet ti konservoni ne frigorifer per te pasur nje efekt tonifikues.
2) Para se te shkoni te flini gjume krihni gjithmone floket. Ky veprim na ndihmon te heqim floket e rene, te mos zgjohemi me floke te lidhur me njeri-tjetrin, si edhe ne te njejten kohe realizojme nje masazh te vogel lekures se kokes.
3) Kushtojini disa çaste vetem vetes suaj. Hiqni nga qarkullimi gjithmone mbas darkes te gjitha llojet e embelsirave, apo kafene dhe i zevendesoni me nje çaj relaksues, ate me te preferuarin tuaj. Nese keni kaluar shume kohe para kompjuterit, mjafton te pergatisni nje çaj qetesues me kamomile dhe gjerat do te vene me mire, ose çoni dy bustine ( qeska ) kamomili tek qepallat e syve dhe i mbani per disa minuta. Kjo do tju qetesoje ne menyre te dukshme, pasi trupi juaj do te bjere ne qetesi dhe do te pergatitet nje gjume me te qete.
4) Ushqimet e pasura me tripofan favorizojne nje gjume shuem te qete dhe produktiv, per te perballuar me se miri diten e neserme. Mos e egzagjeroni me ushqimin ne darke, mos konsumoni alkool dhe sheqerna te llojeve te ndryshme, pasi jane armiku kryesor i gjumit dhe qetesise. Para se te shkoni te flini shkrini nje luge gjelle magnezi ne nje gote uje dhe e pini, do tju ndihmoje shume tu ze gjume me shpejt dhe me qete.
5) Mbushni nje ene me uje te ngrohte, hidhini pak sode buke dhe esencat tuaja te preferuara, ose gjethe trenafili dhe fusni kembet ne te. Lini pak drite ne dhome, vini muziken tuaj te preferuar dhe qendroni keshtu per aq minuta sa deshironi. Rezultati do te jete thjesht FANTASTIK.
6) Mundohuni te evitoni ngrenien e ushqimeve te embla ose kafene. I zevendesoni te gjitha keto me arra ose bajame, elemente te çmuar qe ndihmojne shume per gjumin. pergatit nje çaj, mund te hedhesh dhe nje luge te vogel mjalt nese e doni pak te embel, dhe nese vertet s’ rezistoni dot merrni VETEM nje biskote per te shoqeruar çajin.
7) Para se te flini sperkateni fytyren tuaj me nje sasi te madhe toniku freskues ose uji termal. Nese perdorni vajin per te hequr trukun, perdorni ujin, pasi ju ndihmon te eliminoni me shpejt çdo shenje make up. Nese doni te perdorni produkte natyrale, mund te realizoni vete ne shtepi nje tonik: Bej çaj kamomili, hidhni disa pika vaji ne te dhe shplani fytyren tuaj çdo nate para se te flini. Kete tonik natyral mund ta konservoni ne frigorifer per disa dite.
8) Shume prej nesh ankohen qe vuajne nga pagjumesia, edhe pse çdo dite e re na kerkon te jemi plot me energji per ta perballuar sa me mire. Kujtojme se duke qene se jemi lodhur shume gjate dites, ne darke do te fleme menjehere. Per te bere te mundur kete gje duhet te fillojme qe te kultivojme ne vetevete ore pas ore derisa te vije ora e gjumit ndjesine e qetesise. Pas darke mos qendroni ne kompjuter, dedikojini me shume kohe leximit te nje libri, ose thjesht kaloni pak me shume kohe me familjen tuaj duke biseduar per argumenta te ndryshem.
9) Provimi i ndergjegjes… Rikaloni ne mendje te gjithe diten tuaj, per te qene ne gjendje te reflektoni me mire mbi gjerat qe keni bere apo keni thene. Kjo gje na ndihmon shume qe nese kemi bere apo thene diçka gabim ta rregullojme per heren tjeter, ose dhe gjerat pozitive apo te bukura. te gjitha keto na ndihmojne me gjumin sot dhe me diten neser, te cilen do te fillojme me me shume energji dhe buzeqeshje.