Publikuar më: 28/04/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Gjate gjithe kohes, por sidomos ne kete stine shumica prej nesh has veshtiresi me kembet, pasi i ndiejme te enjtura, te lodhuara dhe te renda. Mjafton te njohim shkaqet dhe disa solucione natyrale.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

Te kesh njesine e lodhjes ne kembe, gje kjo qe na ndodh zakonisht kurbejme sforco, si p.sh. kur vrapojme shume shpejt, kur ngreme pesha, kur ngjisim shkallet, etj s’ do te thote aspak qe e kemi nga mungesa levizjes fizike. I ndiejme kembet te lodhura sepse muskujt e tyre nuk marrin sasine e mjaftueshme te gjakut dhe si rrjedhoje edhe oksigjeni qe nevojitet s’ eshte i mjaftueshem per te kryer plotesisht punen e kerkuar.

Një organ ose ind, për të mbajtur veten të shëndetshëm, të paprekur dhe të jete i aftë për të kryer funksionet e tij, duhet të marrë ushqim të përshtatshëm, dhe mbi të gjitha ajo duhet të jetë në gjendje te shkatërroje mbeturinat qe vine nga puna e tij energjitike. Në rastin e këmbëve, situata është shumë më e komplikuar: Posicioni i gjymtyreve te njeriut eshte ndryshe nga ai i katërkëmbëshve, tek te cilet pesha e trupit është e shpërndarë në mënyrë të barabartë në të katër këmbët, dhe si rrjedhoje asnjë kafshë s’vuan nga venat ( variçet). Kurse tek njeriu kushtet idrodinamike jane komplet ndryshe. Ne baze te statistikave 60% njerezve vuajne nga venat ne kembe, dhe personat me te ekspozuar ndaj kesaj semundje jane:

keshilla-per-kembe-te-enjtura

1) Ata të cilët kane familjaritet me çrregullimet e mikroqarkullimit.
Është e njohur tashmë se ndjenja e rendeses në gjymtyrët e poshtme zhvillohet në bazë të një familjariteti gjenetik, përfaqësuar nga një ” dobësi ” e mureve te venes. Kjo gje manifestohet gjatë viteve, në prani të kushteve specifike të tilla si, shtatezani, mbipeshe, ngjarjet traumatike, etj.

2) Ata persona qe kane nje diete te çregullt.
Ushqimi i pasur me yndyrë dhe i varfer me fibra: në mënyrë të veçantë tek ushqimet e fast food, ushqimet e konservuara, të ngrira dhe te pjekura shume kohe me pare konsumimit. Te gjitha keto provokojne mbipeshë, duke shkaktuar një lodhje më të shpejtë të këmbëve dhe venave. Përveç kësaj, mungesa e fibrave ngadaleson qarkullimin e ushqimit neper zorre dhe kjo kontribuon në nje ndjesi rendese ne gjymtyret e poshtme.

Enjtja e kembeve shte nje shqetesim sidomos femeror. Per shkak te forces se gravitetit, gjaku ka tendencen te zbrese poshte. Forca e venave dhe shtytja qe vjen nga muskulatura e puples dhe tabanit te kembes, e ndihmuar nga frymemarrja e kraharorit, bejne te mundur rikthimin e gjakut drejt zemres. Valvulat e pranishme ne brendesi te venave sherbejne pikerisht per kete motiv, per rikthimin e gjakut te venave. Por, kur gjaku nuk mund të kthehet mbrapsh dhe akumulohet brenda enës se gjakut, muri i venave bëhet më pak rezistues dhe ka tendencën për tu zgjeruar, duke humbur kapacitetin normal te kontrollit te gjakut: pra, verifikohet humbja progresive e tonit te venave ( forces se venave), e cila eshte ne bazen e shqetesime te mikroqarkullimit.

kembe-te-enjtura
Kush bën pak aktivitet fizik ka me shume mundesi per te vuajtur nga kembet e enjtura dhe te renda. Në këto raste ,pompa e muskujve, e cila ndihmon qarkullimin e kthimit te gjakut tek kembet, nuk aktivizohet aq sa eshte e nevojshme. Rrezikojne te vuajne nga kjo semundje dhe ata persona qe bejne pune sedentare (pasive), ose ne te kundert pune qe ju detyrojne te qendroni ne kembe per nje kohe shume te gjate. Në të dyja rastet favorizohet ngadalesimi i gjakut në venat e këmbëve dhe si rrjedhoje zhvillimi i shqetesime te venave. Edhe ata që udhëtojnë çdo ditë jane te prirur per te pasur semundjen e këmbëve te enjtura: qendrimi me orë të tera në makinë, avion ose tren na detyron te qendrojme ne pozicione te parehatshme, dhe te gjitha keto shkaktojne enjtje te kembeve.

Disa shenja te cilat tregojne shqetesime ne mikroqarkullimin jane:

* kembe te enjtura dhe qe dhembin, sidomos ne mbremje dhe pas nje qendrimi te zgjatur ne kembe
* vena te cilat dalin ne siperfaqe dhe jane te dukshme per syrin tone
* enjtje e lokalizuar poshte kembeve. I ndiejme kembet me te renda dhe me te ngurta
* kruajtje, shpime si ato te milingonave, dhimbje muskulare, me ndjesi te papritura nxehtesie

kembe-te-bukura

Te gjitha keto shqetesime vine si rrjedhoje e nje dite shume te lodhme, kur kemi qendruar shume ne kembe, ne vere dhe ne ato dite para ciklit menstrual. Ne fund te nje dite te lodhshme rekomandohet nje dush i ftohte tek kembet, dhe me vone menjehere te shtrihemi duke i mbajtur kembet vertikalisht per disa minuta, te mbeshtetura ne mur. Armiku kryesor i kembeve te entura eshte jeta sedentare, keshtu qe eshte e nevojshme te beni gjimastike te lehte, si ecje, not, joga dhe biçiklete. Duhet te pini shume uje, te perfshini ne ushqimin tuaj: peshkun, mishin ( pule dhe gjel deti), djathin me pak yndyrne, perime, drithera, fruta, bishtaja, buke e zeze, vaj ulliri, vaj lini, fruta te thata dhe sidomos rrush te kuq.

Leave a Comment