

Kur duhet te hame?
Koha, momenti kur hame eshte po aq i rendesishem sa edhe ajo qe hame. E keni vene re qe shpesh pas nje vakti qe kemi ngrene shume ndihemi te lodhur? Kjo ndodh per shkak se trupi pjesen me te madhe te energjise e shfrytezon per te tretur ushqimin qe sapo kemin ngrene, dhe le pas dore funksionet e tjera. Menyra per te evituar kete gje eshte qe te hame porcione te vogla, shume here gjate gjithe dites. Kjo gje e ndihmon aparatin tretes, e maban gjithmone aktiv metabolizmin dhe ndihmon per te humbur peshe.
Evitoni ushqimet e fast food apo ato te gatshme ne kuti, pasi jane plot me konservante, substanca kimike, ngjyrues dhe plot e plot shtues te tjere.

Konsumoni ushqime te fresketa
Sa me te fresketa te jene ushqimet, aq me shume substanca ushqyese organizmi jone thith. ushqimet e fresketa jane me te thjeshta per tu tretur, dhe keshilla me e mire eshte qe te hani sa me shume fruta dhe perime te stines.
Evitoni ose ulni konsumin e kafeines
Kafeina shkakton lodhje jo menjehere sa e konsumoni por pas disa minutash vihen re shenjat e lodhjes. Ulja e dozes se kafeines mund te stabilizoj nivelet e energjise, ne menyre te tille qe te jete e disponueshme per nje periudhe me te gjate kohe. Mundohuni te pini vetem nje kafe ne dite , nese vertet s’ beni dot pa te.
Proteinat e dobeta shkaktojne lodhje
Mishi i kuq eshte shume i shijshem, por yndyrnat qe ndodhen ne te kane nevoje per nje energji te madhe qe te treten, dhe ne kete menyre trupi jone lodhet shume me kete proçes. Mishi i pules ose peshku na japin me shume proteina me cilesi, te cilat jane dhe te lehta per tu tretur. Zgjidhni peshk te pasur me omega -3, te cilet mund te ndihmone edhe ne nivelin mental.
Duhet te perdorim sheqerna te thjeshta, ushqime qe permbajne nisheshte si ushqime integrale dhe ato qe permbajne karbohidrate komplekse. Psh sheqeri i bardhe apo mielli qe perdorim perdite s’ kane ndonje vlere shume te madhe ushqyese sic mund te kene çerealet.
Duhet te konsumojme sa me shume ushqime te pasura me fibra se perime, buke integrale, cereale inegrale, pasi na ndihmojne ne stabilizimin e nivelit te sheqerit ne gjak, duke evituar keshtu ngritje te larta glicemike.

Duhet te konsumojme ushqime qe permbajne potas, pasi ky eshte nje element qe ndikon shume ne funksionimin korrekt te muskujve. Lengu qe leshon patatja e prere kur lihet ne uje eshte nje ilaç natyral kunder lodhjes.
Frutat e thata jane nje perbres i shkelqyer ne ushqimin tone , luftojne lodhjen dhe urine ne te njejten kohe, por gjithmone te perdoret ne sasine e duhur.
Uji eshte nje elemt shume i dobishem per mirefunksionimin e te gjithe organeve, perveç funksionit hidratues. Duhet te pini sa me shume uje natyral dhe te evitoni pijet e gazuara apo ato qe permbajne kafeine.