
Shume prej nesh shpenzojne kohe dhe para te shumta neper dyqane kozmetike per te gjetur kremra apo maska te ndryshme per te kuruar lekuren e fytyres se tyre. Kete gje mund ta realizoni shume mire ne shtepine tuaj, me perberes te thjeshte siç eshte psh bananja. Ne kete artikull do te shohim receten per te realizaur nje mask fytyre me banane ne kushte shtepiake.
Per te pergatitur nje maske per fytyren ushqyese dhe rigjeneruese me banane ndiqni kete proçedure: grini mire ne mikser nje banane, shtoni 2 luge kos natyral, 1 luge gjelle mjalt biologjik, 1 luge miell dhe pak uje trendafili ose thjesht uje rubineti. I perzjeni mire te gjithe keta perberes dhe e aplikoni kete maske neper te gjithe fytyren tuaj, lereni te veproje per 30 minuta dhe shplahuni me uje te vaket te rrjedhshem.