
Maske per floket me kungull te verdhe
Kjo eshte nje maske ideale per floke te thate dhe te demtuar, e pasur me substanca ushqyese qe hidratojen dhe forcojne rrenjen e flokut. Per te realizuar kete maske na nevojiten:
1 filxhan çaji tul kungulli
2 luge gjelle vaj arre kokosi ose vaj ulliri
1 luge gjelle mjalt
I perzjeni bashke te gjithe keta perberes derisa te jene bere nje mase homogjene, e aplikoni masken ne floke te thate, duke filluar qe nga rrenja deri neper te gjithe gjatesine e flokut. I shplani floket me uje te rrjedhshem dhe vazhdoni larjen normale te flokeve, me shampo dhe balsam.
Maske per fytyren me kungull te verdhe
Nese keni nje lekure te thate dhe jo te ndritshme, kjo maske eshte zgjidhja me me mire per ju, pasi kungulli i sheqerit eshte menyra me delikate per te eliminuar papastertite dhe qelizat e vdekura. Na nevojiten:
1/2 filxhan çaji tul kungull sheqeri
1/4 banane
1/4 luge kafeje me leng limoni te fresket
1 luge gjelle mjalt
I hidhni te gjithe keta perberes ne nje ene, i shtypni mire me nje pirun, i trazoni derisa te fromohet nje si pune pureje. E aplikoni masken neper te gjithe fytyren dhe e lini te veproje per 15 minuta dhe e shplani fytyren me uje te rrjedhshem.
Scrub per trupin me kungull

Secili prej nesh duhet ta perdor kete scrub (pastrues) per trupin sidomos ne ditet e ftohta te dimrit, kur lekura eshte e thate dhe jo e hidratuar. Per te realizuar kete scrub na nevojiten:
1 filxhan çaji tul kungull sheqeri
2 luge gjelle sheqer ngjyre kafe
1/4 filxhan çaji mjalt
I perzjeni mire te tre perberesit dhe e mesazhoni scrubin ne lekure te thate duke u perqendruar me shume ne zonat me te thata, tek berryli dhe thembrat e kembes. I shplani me uje te rrjedhshem.