Publikuar më: 09/10/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Ne kete artikull po ju shpjegoj nje maske me argjil per fytyre te pergatitur ne shtepi nga vete ju . Kesaj here perberesi baze eshte argjila ose me thjesht akoma balta dhe recetat qe do te lexoni jane per tipologji te ndryshme lekure: per lekure te thate, normale ose te yndyrshme, zgjedhja varet vetem nga ju. Para se te kalojme tek maskat specifike duhet te pergatisim masken baze me argjile, e cila do te integrohet me vone me perberes te tjere ne baze te llojit te lekures ne te cilen do ta aplikoni.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

argjil

Maske baze me argjil

Ne nje tas hidhni gjysem gote uje natyral ( jo uje rubineti pasi mund te permbaj klor ), shtoni 1 luge kafeje mjalt dhe e shkrini ne uje, shtoni 1 luge kafeje vaj ulliri dhe dalengadale shtoni argjilen jeshile. Perzjeni te gjithe perberesit me nje luge druri derisa te jete krijuar nje krem homogjen dhe pa kokrriza.

– Maske me argjile per lekure te thate

Per te pergatitur masken per te gjithe ju qe keni nje lekure te thate duhet ti shtoni maskes baze qe pergatitet pak me pare 2 luge gjelle çaj mellage, 1/4 luge kafeje vaj ulliri dhe i perzjeni mire. Ne fund shtoni 1-3 pika vaji bajame, i trazoni mire, e aplikoni ne te gjithe fytyren, e mbani per 3 minuta dhe e shplani fytyren me uje te vaket.

maske-fytyre-me-argjil-ebukur

– Maske me argjile per lekure normale

Per te gjithe ata persona qe kane nje lekure normale mjafton qe ti shtoni maskes baze 1-3 pika viji lavandoje, e aplikoni ne te gjithe fytyren, e lini te veproje per 5 minuta dhe e shplani fytyren me uje te vaket.

– Maske me argjile per lekure me yndyrne/ me akne

I shtoni maskes baze 1 luge gjelle leng limoni te fresket, trazoni mire me luge druri, pastaj shtoni 1-3 pika vaj esencial limoni ose nerenze. E aplikoni ne te gjithe fytyren, e lini te veproje per 10 minuta dhe e shplani me uje te vaket.

Keto maska fytyre jane natyrale dhe ndihmojne ne ushqimin e lekures. Edhe me pare neper llinxha ose ne lume qe anash permbanin balt argjil njerezit e aplikonin ne te gjithe lekuren per ta pastryar dhe zbukuruar.

Leave a Comment