
Si per Pashke edhe ne jeten e perditshme mund ti themi po çokollates fondente (e erret, minimumi 80 % kakao). Me ne fund studimet na lejojne te kemi sa me shume informacione per çokollaten: çokollata, me kusht qe te jete fondente, dhe me 80% kakao nuk u ben keq as dhembeve dhe as organizmit, madje eshte dhe e shendetshme.
Fillojme te hetojme raportin midis çokollates se hidhur (fondente) dhe higjenes orale. Jane pikerisht dentistet, qe nxjerrin ne pah dhe na kujtojne vlerat e shkelqyera antibakterike te kakaos, aleat i vërtetë në luftën kundër dëmit të shkaktuar nga sheqeri qe ndodhet në të njëjtën çokollatë apo ëmbëlsirat e tjera , shpesh te konsumuara ne sasi te tepruara, sidomos gjatë festave vjetore .
Vezet e Pashkëve te perbera me çokollate te errët mund te shijohet duke mos u ndier ne faj, sepse substancat e dobishme antibakteriale ndalojne bakteret te depertojne ne dhembe dhe rrjedhimisht të prishin smaltin .
Keshtu qe dentistet na sigurojne qe konsumimi i moderuar i çokollatës 80 % kakao, në qoftë se nuk konsumohet së bashku me ëmbëlsirat e tjera, te cilat permbajne sasi te medha sheqeri , na mbron edhe nga kariesi .
Çokollata e errët, me cilesi te mire përmban karbohidrate, niseshtete, yndyrna , proteina, fibra , kripera minerale, teobromine dhe ne veçanti magnez, si edhe ushqyes të tjere shume të rëndësishem per organizmin e njeriut.
Është perllogaritur se 100gr çokollate e erret permban 534 kalori, dhe se konsumi i saj, i moderuar por i vazhdueshem , eshte në gjendje të japë përfitime të ndryshme të organeve të trupit tonë. Nje veze pashke e perbere nga çokollate fondente, për shembull, vepron ne sistemin qendror nervor, por edhe në psikikë. Sjell në mendje kujtimet e fëmijërisë dhe qetëson , shkakton prodhimin e endorfines dhe opioidit, hormonet e famshme të lumturise, në nivelin cerebral rrit perqendrimin e seretonines dhe aktivizon një reagim të ngjashëm me atë të ilaçeve kundër depresionit duke rritur humorin.
Çokollata e errët , per sa i perket sistemit kardiovaskular, në sajë të veprimit antioxidant te flavonoideve zgjeron enët e gjakut dhe arteriet duke përmirësuar qarkullimin, dhe prania në çokollatën erret e acideve yndyrore nuk ndikon në nivelet e kolesterolit në gjak. Gjithashtu në këtë rast një konsumi i rregullt i çokollatës se errët , në sasi te moderuara , ka efekte parandaluese,zvogelon dhe ul ne 21% sëmundjet kardiovaskulare. Persa i perket aparatit tretes, lipidet e pranishme ne çokollaten fondente ndikojne ne aktivizimin gastrik, duke zvogeluar oreksin dhe duke u bere aleate te dietes.
Nuk na mbetet gje tjeter veçse ti shijojme te gjitha festat me qetesi, duke mos harruar kurre qe edhe gjate giithe vitit tia lejojme vetes cdo dite nje perqindje te vogel çokollate te erret.