
Nje receta e realizuare ne shtepi: scrub(pastrues) me perberesit qe na ndodhen ne shtepi .Ky eshte nje sekret i bukurise natyrale. Me poshte disa receta per pastrues lekure te bera ne shtepi.
Scrub (pastrues) me aromen e frutave.
A e dinit se çdo frut ka veti të veçanta, shume të vlefshme për bukurinë e lëkurës? Të pasura me vitaminë C, luleshtrydhe dhe kivi kryejne një veprim antioksidant dhe detox të lëkurës. Bananet jane te pasura me vitaminë B2, magnez dhe kalium, e dobishme për disintosikimin (çhelmimin ) dhe ushqimin e lëkures se thatë.
Nese doni te realizoni nje efekt tonik duhet te perdorni mollë dhe limon, të pasur me vitamina. Nese ne tryezen e shtepise tuaj ndodhen frutta, mjafton ti grini shume shume imet dhe te krijoni nje përzierje me kripë ose sode buke, një lugë gjelle mjalte dhe ja tek realizuat scrubin tuaj, pa lodhje dhe shpenzime te kota.
Te gjitha keto vitamina të vlefshme për lëkurën … e gjithe kjo do te krijoje nje arome te kendshme , e cila do te depertoje ne te gjithe trupin tuaj, madje do te ndihet dhe ne ajer. Zbuloni përbërësit natyral qe keni ne shtepi!
Limoni zoteron nje nje veti detox, purifikant (pastrues) dhe iluminant (shkelqyes) ne maska te shumellojshme si per fytyren ashtu edhe per trupin. Ketu ju japim disa nga menyrat se si ta përdorim ate:
SCRUB (pastrim) I REALIZUAR NE SHTEPI, EFEKT PURIFIKUES
Antibakterial dhe antioksidant natyral, limoni ndihmon ne bukurinë e epidermes suaj. I përdorur tashmë nga zonjat e shekullit të
tetëmbëdhjetë per të zbardhur lëkurën, mund te perdoret ne ditet e sotme si një përbërës thelbesor per maskat e bëra vetë. Acidi i limonit kontribuon gjithashtu në rinovimin e qelizave.
Nje recete konkret per pastrues lekure
Në një tas përziej kos, lëng të freskët limoni dhe një pjesë të vogël kripe te holle: recetë perfekte për një scrub (pastrim) me te cilin mund te masaxhohesh kur je ne dush, sidomos mbas një dite në mes te trafikut dhe smogut, ose kur jeni veçanërisht te lodhur. Falë efektit të limonit dhe kripës, lëkura do të pastrohet dhe do te mare nje drite te re, kurse kosi do te kontribuoj ne hidratimin e lëkurës në thellësi. Nëse keni një puçër, ju mund të aplikoni disa pika lëng limoni direkt në lëkurë: skuqja do te iki me shpejt.
Kujdes: Mos e lini lëngun e limonit në lëkurë për një kohë të gjatë, sepse mund te verifikohet nje proçes iperngjyrimi.