
Prova e rrobave te plazhit po afron!!! Mos tu hy frika se keni pak kohe nese doni te jeni ne forme per kete vere! Duke pasur parasysh se për të patur trupin ne forme per proven e rrobave te banjes do ishte mire tekishit bere nje diete mesdhetare dhe te jeni stervitur gjate gjithë vitit!
Por nese nuk keni patur kohe dhe deshire le te shohim disa keshilla te mjaftueshme dhe te natyrshme për të humbur pak peshë para veres.
Le te fillojme me disa keshilla shtepiake per te patur nje siluete te mire dhe bark te cfryre!
Përdorni kanellën në pjatat tuaja. Kjo erëz jo vetëm që ka aftësinë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, por ajo ka edhe një efekt thermogenic per rritjen e metabolizmit tamam si efektet e chilli-t dhe xhenxhefili-t!
A keni provuar ndonjëherë te kombinoni çajin jeshil me xhenxhefil? Eshte nje mix perfekt për të shpejtuar metabolizmin. Çaji jeshil përmban antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë ne shberberjen e yndyrës nëpër zorrë.
Teina e përfshire në çaj është gjithashtu një acid që lehtëson lirimin e dopaminës, substancës se relaksimit. Gjithashtu nëse ju shtoni xhenxhefil tek çaj jeshil, jo vetëm qe do ti japë një aromë nxitës si pije, por do te potencoj efektin e djegies se yndyrës.
Shfrytezoni ne pjatat tuaja vajin e pastër te arres se kokosit. Vaj kokosit është një lloj yndyre që leshon energjinë në mënyrë më efektive si dhe ndihmon ne humbjen e peshës. Disa njerëz të semure nga hipertiroidizmi te cilet shtojne peshë kanë marrë përfitime shume të mëdha nga konsumi i vajit te arres se kokosit.