
– Kur behet fjale per renien e flokeve trashegimia eshte nje nder faktoret kryesore, por edhe elemente te tjere kane rolin e tyre, psh. nje regjim i varfer ushqimor, pa vitamina, mungesa e e nje qarkullimi jo te pershtatshem gjaku, stresi, etj. Mbajtja e nje regjimi te mire ushqimor eshte i e domosdoshme per tu lejuar flokeve tane te jene te forte, te shendetshem dhe te rriten ne menyre konstante.

– Vitamina A eshte nje nder pergjegjeset kryesore per stimulimin e rritjes se flokeve, te cilen mund ta gjejme ne produkte si : melçia, qumeshti, karrotat, brokoli dhe spinaqi.
– Vitamina B dhe te gjitha ato vitamina qe bejne pjese ne kete grup , si psh B5 dhe B6 jane thelbesore per te shmangur renien e flokeve, pasi luan nje rol shume te rendesishem ne rigjenerimin e lekures dhe flokeve. Mungesa e saj dallohet kur kemi floke jo te shendetshem dhe te dobet, keshtu qe kjo vitame nuk duhet te mungoje asnjehere ne regjimin tuaj ushqimor. Vitaminen B mund ta gjeejme ne produkte te tilla si: veze dhe mishin e pules, gruri, melçi, oriz, banane, fasule, lentikie, bajame, arra, lajthi, mish derri, tono peshku, patate, perime me ngjre jeshile, fara lini.

– Vitamina C eshte nje nder antioksiduesit natyral me te efektshem, favorizon shendetin e flokeve duke i forcuar dhe eshte vitale per rritjen dhe riparimin e qelizave, perfshire edhe ato te flokeve. Vitamin C e gjeni ne limon, portokalle, luleshtrydhe, kivi, brokoli dhe perime te ndryshme.
– Vitamina E eshte edhe kjo thelbesore per lekuren dhe floket, i ben me te shendetshem dhe me te bukur. Vitaminen E e gjejme ne produkte te tilla si: brokoli, soja, kokrrat e grurit dhe e verdha e vezes.
Te gjitha keto produkte dhe vitamina qe siperpermendem ndihmojne ne permiresimin e situates por nese keni vertet probleve serioze, floket ju bien shume dhe nemenyre te vazhdueshme duhet ti drejtoheni mjekut tuaj, i cili do te percaktoje shkakun e vertete te renies se flokeve tuaj.