
Per ju lexuese qe jeni te fiksuara me kafene turke edhe nuk rrini dot pa te, a e dini se me fundet e kafese turke ju mund te beni ne kushte shtepiake sapun scrub? Eh sa shume gjera mesohen te behen me shume pak mundim por mbi te gjitha me produkte qe ne pergjithesi i hedhim poshte. Mund te perdorni sapunin scrub per trupin i cili do te luftoj qelizat e vdekura me efektin e tij scrub faleminderit fundit te kafese.
REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...
Me poshte gjeni receten per te bere ne shtepine tuaj sapun scrub me kafe
Perbersit:
- 150gr funde kafeje turke
- 300gr vaj ulliri
- 90gr uje
- 40gr sode kaustike
Veproni ne kete menyre:
- Si fillim vendosni ne nje ene fundet e kafese pasi te jeni te sigurta qe nuk jane me te lagesht (mund ti thani mbi nje gazete dhe ti lini ne diell pse ne tigan per 1 minute).
- Vendosni dorashkat dhe sigurohuni te mos keni femije rreth e perqark.
- Hidhni vajin e ullirit ne nje vazo qelqi te paster.
- Hidhni ujin ne nje vazo tjeter qelqi dhe shtoni soden kaustike brenda (asnjehere mos shtoni ne fillim soden dhe pastaj ujin). Pasi soda bije ne kontakt me ujin do te filloj te nzjerri tym si dhe uji do te marr nje ngjyre te bardhe. Trazoni perzierien mire me nje luge metalike ne menyre qe e gjitha soda kaustike te kete shkrire. Uji do te harri ne 80° C.
- Ne kete faze shtoni komplet vajin e ullirit brenda dhe e trazoni perseri me lugen metalike.Pak a shume brenda 5-6 minutash perzieria eshte gati dhe arrin temperaturen 45° C. Ne kete faze shtoni fundet e kafese dhe perzieni perseri. Do te keni nje perzierie kremoze pak a shume me konsistencen e majonezes.
- Hidhni masen ne forma sapuni qe deshironi dhe e lini per dy dite ne temperature ambienti.
- Me pas (duke perdorur gjithmone dorashkat) nxirrni format e sapunit dhe i vendosni ne nje vend te thate dhe i mbuloni me nje pecete linoje per te mos marr pluhur siper. I lini sapunet scrub per 6-8 jave te pushojne dhe me pas i perdorni.