Publikuar më: 19/03/2019 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Ne kete artikull do te shohim disa nga semundjet e lekures. Arritjet e mjekesise moderne nuk kane zgjidhur perfundimisht me mjekim problemet e semundjeve te lekures, te cilat jane te ndryshme jo vetem nga origjina e lindjes por edhe nga menyra e zhvillimit. Konsultimi me mjekun dermatolog eshte i rendesishem dhe i domosdoshem sepse percakton me sakte nga vijne semundjet e lekures si dhe diagnozen e tyre.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

Sëmundjet e lëkurës

Higjena e vazhdueshme e lekures eshte nje nga masat me te rendesishme parandaluese per lindjen dhe mbrojtjen nga semundjet e lekures.

Disa nga semundjet e lekures me te njohura

Ekzema: eshte nje nga semundjet me te perhapura te lekures. Ekzema eshte nje pezmatim i lekures, shfqet ne forma te ndryshme, bulza, acarim si dhe kruajte te lekures. Disa nga bimet mjeksore per kurimin e ekzemes jane: arra, çikorja, rrodhja e madhe dhe radhiqja.

Psoriasi: kjo lloj semundje ka si diference nga ekzema lokalizimin ne zona: si gjunjet dhe brrylat, tek femijet shfaqet ne fytyre. Gjithashtu psoriasi shfaqet edhe ne lekuren e kokes ne afrimitet me floket.

Morthi: kjo semundje lekure formohet zakonishte tek gishtat e kembeve duke mbajtur kepuce jo te pershtateshme ne muajt e dimrit si dhe tek gishtat e duarve. Kunder morthit mund te perdoren bime mjeksore si: qepa, sherbeli, murrizi etj.

Djegia: eshte nje nga semundjet qe shkaktohet ne lekure mbas mos mbrojtes nga agjent te jashtem, si ekspozimi i tepert ne diell, djegja nga zjarri, djegja nga vajra te ndryshem. Per djegiet perdoren shume bime mjekesore si kamomili, lulebasani, gjethedelli, etj.