
Per tu liruar nga ky inestetizem, duhet para se gjithash te kuptojme si formohen dhe çfare jane. Pra, prodhohet shume sebum, i cili bllokon poret e lekures, duke e bere kete zone fertile per lindjen dhe zhvillimin e baktereve, te cilet infektojne lekuren. Pergjithesisht ky fenomen eshte i lidhur me moshen e adoleshences apo çrregullimeve te tjera hormonale, keshtu qe eshte mire qe te bejme nje kontroll, te shikojme mire se çfare kemi ne pjate para se te hame, te jemi shume strikt ne higjenen e lekures sone.
Pra, per te eliminuar pucrat ne kurriz duhet te kujdesemi per higjenen tone personale, mundesht duke perdoruar nje detergjent neutro jo agresiv dhe pa silikon. Nese lekura juaj eshte vertet shume e yndyrshme perdorni nje sapun me zolf. Ne menyren me absolute mos i shtrydhni puçrat, pasi do te perkeqesoni gjendjen, do te perhapni infeksionin. Mos vishni rroba sintetike, qe te bejne te djersish.
Preferoni rroba prej pambuku dhe linoje, mundesisht te gjera. Kujdesuni per menyren e te ushqyerit duke evituar ushqime me shume sheqer, yndyrna apo ipokalorik, si çokollata apo te skuqurat. Konsumoni sa me shume fruta dhe perime, pini shume lengje, ndonje çaj purifikues, siç eshte psh ai me sherebel. Nje here ne jave aplikoni ne te gjithe zonen e interesuar nje scrub te lehte me sode te holluar ne pak uje. Mjafton ta shplani me uje te rrjedhshem. Pas dushit mos harroni qe ta lyeni kurrizin me nje shtrese te holle puder e cila ndihmon ne tharjen e pucerave duke thithur yndyren. Nje ilaç i vertete kurues eshte maska me argjile, te cilen duhet ta aplikoni 1 here ne jave.
Pershendetje djali jem ka probleme me ksi lloj puqrra her i heken prap po i dalin i ka ba analizat mir i kan dal qfar me preferoni
Bresalc gjilan