
Para se te themi keshillat qe duhet te ndjekim, duhet te kuptojme motivin PSE formohet celuliti, dhe pse prek pothuajse ekskluzivisht femrat? Celuliti shkaktohet nga shume faktore, por sidomos nga veprimi i estrogjeneve, te cilet jane hormone seksuale femerore qe favorizojne grumbullimin e lengjeve. Per kete arsye vihet ne levizje nje proçes i cili rrit vellimin e qelizave te lekures adipoze, madje çon deri ne prishjen e tyre dhe kjo shkakton keq funksionimin ne qarkullim dhe enjtje te vogla te tesutit adipoz. Perveç estrogjeneve jane edhe 2 faktore te tjere shume te rendesishem: 1) grumbullimi hidrik 2) qarkullimi i keq. Keshtu qe duhet te zbatojme dhe ndjekim disa keshilla, me ane te te cilave mund te mesojme si te heqim celulitin avash avash. Arma me e forte eshte konstanca per te arritur qellimin tuaj:
a) Qendroni gjithmone ne levizje: Ushtrimi i nje aktiviteti fizik konstant do te jete aleati juaj kryesor per te eliminuar sadopak celulitin. Ju ndihmon te mbani nen kontroll yndyrnen trupore dhe te keni nje lekure me te forte dhe te tonifikuar. Duhet te beni te pakten 30 min ne dite ushtrime te ndryshme si ecje, biçiklete, vrap dhe ngritje peshash per te tonifikuar.

b) Pini shume uje: ne kete menyre do te ndihmoni eliminimin e lengjeve te grumbulluara.
c) Kini nje stil te shendetshem jetese: mos konsumoni alkol apo duhan, dhe evitoni pijet e gazuara.
ç) Beni masazhe: kjo ndihmon ne qarkullimin dhe furnizimin me gjak te organeve te brendshme, dhe kjo gje ndihmon ne luften kunder celulitit.
d) Konsumoni ushqimin e duhur: duhet te zvogeloni sasine e yndyrnave, dhe te zgjidhni ushqime te pasura me Omega 3 dhe omaga 6.

Ajo qe hani pasqyrohet automatikisht ne trupin tuaj, keshtu qe menyra e te ushqyerit duhet te jete e shendetshme dhe e ekuilibruar. Favorizoni ushqimet qe permbajne hekur, vitamine C dhe sidomos frutat e kuqe, ushqimet integrale, veze dhe mish te bardhe, peshk dhe sidomos lenticchie, si edhe perime dhe fruta me bollek.