Publikuar më: 07/11/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0
Si te heqim eren e djeres nga rrobat ne kushte shtepiake? Djersitja e tepert, perveçse krijon njolla neper rroba, leshon edhe nje ere te keqe, e cila i mbulon te gjitha rrobat qe ndodhen rreth e perqark. Me poshte po ju rreshtojme disa keshilla dhe truqe qe do tju ndihmojne shume per ta zgjidhur kete problem:

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

– Gjeja e pare dhe me e mire qe duhet te bejme eshte qe te veprojme dhe ti trajtojme menjehere rroben qe eshte me djerse, pasi ne kete menyre do te arrini te hiqni me shpejt eren e djerses dhe ne te njejten kohe do te evitoni qe te krijohen neper rroba njollat e verdha te cilat nuk hiqen me.

si-te-heqim-eren-e-djerses-ebukur

– Nese vini re qe disa rroba edhe pasi jane lare leshojne nje ere jo te kendshme djerse, mund ta hiqni duke pergatitur nje perzjerje sode buke me uje. Krijoni nje si tip kremi, e aplikoni ne zonen e sqetullave dhe e lini te veproje gjate gjithe nates.

– Ose shtoni sode buke tek detergjenti me te cilin lani zakonisht rrobat, kjo gje do tju ndihmoje qe te hiqni me shpejt dhe me me lehtesi eren e pakendshme te djerses.

njollat-e-djerses
– Nje zgjidhje tjeter natyrale per te hequr eren e djerses nga rrobat qe te perzjeni ne nje ene sasi te barabarta uthulle te bardhe me uje. E aplikoni perzjerjen neper zonat e interesuara dhe e lini te veproje per 10 minuta, pas kalimit te kesaj kohe e lani dhe e shplani rroben siç beni zakonisht.
– Perveç uthulles nje produkt tjeter natyral eshte limoni. Perzjeni sasi te barabarta lengu limoni me uje dhe me ndihmen e nje sfungjeri e aplikoni perzjerjen mbi zonen e interesuar. Me vone vazhdoni larjen si gjithmone.
si-te-lajme-rrobat
– Eshte shume e rendesishme qe ti nderrni rrobat menjehere pasi kane mbaruar ciklin e larjes ne lavatriçe, qe te evitoni qe te marrin ere te keqe lageshtire. I thani rrobat jashte qe te jene ne kontakt me ajrin

Leave a Comment