Publikuar më: 30/07/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Ne kete artikull do te shohim si te heqim njollat e veres dhe ato te frutave. Gjeja e pare qe duhet te bejme kur nje rrobe, nje mbulese, etj na behet me njolle eshte te veprojme sa me pare te jete e mundur. Nuk eshte e nevojshme qe  larja e tyre te behet ne temperatura shume te larta, pasi thjesht shkaterrojne materialin dhe konsumohet shume energji elektrike, jane te mjaftueshme 40° C.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

Me shume e rendesishme eshte qe njolla te trajtohet sa me pare dhe te hiqet pjesa me e madhe e saj para se rroba te futet ne lavatriçe, sepse me nxehtesine e ujit rrezikoni ta fiksoni me shume dhe ta beni te paeliminueshme. Njollat jane me te thjeshta per tu hequr kur jane te fresketa, dhe nese eshte e mundur te shplahen menjehere me uje te ftohte ose te vaket. Vazhdohet pastaj aplikimi i sapunit te Marsilies ne vendin ku ndodhet njolla, lihet te veproje per rreth 1 ore, pastaj vazhdohet me larjen normale. Por jo gjithmone para- trajtimi eshte i mjaftueshem, per te qene te sigurt per rezultatin final eshet me mire qe para se ti lani rrobat ti lini per pak kohe ne uje me ilaç.

njollat-e-veres
Sigurohuni qe te keni gjithmone ne dispozicion: sapun marsilia, amoniak, uthull, leng limoni, trieline

A – Njollat e veres, lengut te frutave, frutave, ndryshkut eliminohen duke i trajtuar me leng limoni. Gjaku, myku, te djegurat, vere e kuqe hiqen duke i ferkuar me kripe te trashe. Uthulla eshet shume efikase per te eliminuar njollat e djerses dhe eren e saj te keqe. Njollat e qiriut hiqen ne kete menyre: E vendosni copen e rrobes midis dy kartpecetave dhe kaloni mbi te hekurin e hekurosjes. Njollat e grasos dhe yndyrnes sperkaten me pare me miell, lihet te veproje sa te thithe yndyrnen dhe pastaj ferkohet me furçe, pastaj aplikohet nje solvent si trielina, tetraklouri ose benzina.
njollat-e-djerses
B – Per njollat organike origjinen e te cilave nuk e dime, nje perbes i mire eshte amoniaku, i cili perdoret gjithmone i holluar ne uje dhe shplahet me kujdes. Mund ta zjejme rroben me uje me sapun.

C – Shtimi i zbardhuesve te tipit OXI ne lavatriçe eshte shume i efektshem per te arritur te eliminojme pjesen me te madhe te njollave. Nese njollat s’ jane shume te egzagjeruara, per te pasur rroba sa me te bardha mjafton te shtojme ndonje luge kripe te trashe kuzhine ne vend te detergjentit normal te lavatriçes. Provoni per te besuar.

Leave a Comment