Publikuar më: 01/10/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Sot do te shohim se bashku disa keshilla se si te heqim rrudhat me mjete natyrore dhe të thjeshta për tu realizuar. Te gjitha jemi te ndergjegjshem se me kalimin e kohës në fytyrën tonë fillojnë të shfaqen rrudhat e para anti estetike. Një problem që për fat të keq na prek sidomos ne grave, por jo vetëm, edhe burrat mund të vuajnë nga ky problem. Për trajtimin e rrudhave, janë ne treg në dispozicion, si dhe në shumë farmaci dhe parfumeri, kremra të veçanta që premtojne mbrekullira por kushtojne shumë dhe ne fund te fundit nuk zgjidhin ndonje gje te madhe. Ajo që duam të ofrojme në këtë artikull të shpejtë dhe të lehtë është nje metodë e natyrshme dhe ekonomike për të eliminuar rrudhat me produktet që kemi krijuar me duart tona.
vaj-bajame
Sigurohuni që te keni në dorë: vaj bajameje te ëmbël, lulekuqe, limon, portokalle, lule dhe gjethe rozmarine. Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të marrim një lugë gjelle vaj bajame te ëmbël dhe ta perhapim tërësisht në fytyrën tonë, duke u përpjekur te bejme nje masazh të butë në mënyrë që të depërtoje ne epidermën e lëkurës. Në këtë pikë, e leme të veprojë për rreth një orë në fytyrë. Pas kësaj kohe, duhet ta shplajme fytyren me uje te vaket. Përsëriteni këtë trajtim për rreth 3 herë në javë.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

caj-lulekuqe

Nëse tashmë rrudhat kane filluar te jene te pranishme në fytyrën tonë, duhet të përgatisim një infuzion duke marrë 60 gram lulekuqe. Këto duhet të jenë tharë mirë. I marrin dhe leme në një litër ujë të nxehtë, për dhjetë minuta. E leme çajin te ftohet dhe pastaj e filtrojme. E aplikojmë çdo mbrëmje në fytyrë dhe qafë, zona te cilat duhet të jetë krejtësisht të pasterta. Një herë në javë mund të aplikojnë tulin e portokallit në fytyrën tone, duke e lënë te veproje për të paktën 20-25 minuta.

caj-rozamrine
Nëse kemi lëkurë shumë te yndyrshme, gjithashtu mund të mbështetemi edhe në përdorimin e lëngut te limonit, duke e tamponuar ate me nje cope pambuku dhe duke e lënë për rreth 15-20 minuta dhe pastaj shplani fytyren me uje te vaket. Ose mund të përgatisim një infuzion te bërë me 50 gram lule dhe gjethe rozmarinë, të vendosur në një litër uje te valuar. I leme të zhytura ne uje për dhjetë minuta dhe pastaj e aplikojme mirë, çdo mbrëmje në fytyrë dhe në qafë të pastër, me ndihmën e një shtupe pambuku. Nese ndiqni këto këshilla çdo ditë, të cilat jane shume te shpejta dhe të lehta, do të jeni në gjendje te perballoni sa me mire problemin e rrudhave dhe te kuptoni qe per te pasur rezultate te kenaqshme s’ duhet patjeter te shpenzojme shume te medha lekesh, por mjafton te bejme nje perdorim te mire te gjerave dhe produkteve qe na rrethojne ne jeten e perditshme.

Leave a Comment