
Sot do te shohim si te kurojme floket dhe do te ngeleni te shokuar sesa te thjeshta dhe produktive jane keshillat te cilat jane vetem me perberes natyral. Ja disa keshilla te trasheguara nga paraardheset tona, gjyshet e dashura per nje lekure dhe floke te shendetshem dhe te bukur.
1) Per te ushqyer lekuren e kokes, sperkate me nje perzjerje te perbere nga kapsula me perbajtje vitamine E dhe bashkoje me vaj ulliri. Aplikohet ne lekure te njomur me pare me uje te vaket.
Nese keni mundesi lereni te veproje per gjithe naten, dhe beni nje shampo te shpejte ne mengjes. E gjithe kjo sherben per te ushqimin e lekures dhe rrenjeve te flokut, duke i thene energji per te perballuar renien e vjeshtes.
2) Leng ananasi dhe nisheshte patateje. Nese keni floke me yndyrne, pasi beni shampon pergatisni nje perzjerje suko ananasi me nisheshte patateje. Masazhoni gjithe lekuren dhe floket me te per disa minuta, dhe ne fund e shplani me uje te rrjedhshem. Perseriteni kete operacion 2-3 ne jave.
3) Per te fuqizuar efektin e çfaredolloj shampoje, hidhni ne te pak vodke dhe uthull. Kjo sherben qe ti bej floket me me shkelqim dhe brilant. Uthulla e bardhe eshte e shkelqyer per te disifektuar lekuren dhe te keni floke te shendetshem dhe me shkelqim.
4) Nese keni floke opak dhe te çrregullt pergatisni kete perzjerje: grini imet disa aspirina dhe e hidhni tek shampoja qe laheni gjithmone.
5) Beni nje masazh me kafe te vaket shume te perqendruar, e gjithe kjo permireson lekuren e kokes dhe zvogelon uljen e renies se flokut. Te njejten gje mund ta beni dhe me kafene qe ndodhet ne fund te filxhanit per rreth 10 minuta, me kusht qe te jete e vaket.
6) Leng molle nese doni te keni floke te fuqishem dhe te dendur. Masazhoni floket me leng molle te fresket per disa momente, pas shplarjes se fundit. Bejeni kete proçes 2 here ne jave dhe rezutati do te jete shume i kenaqshem.
7) Nese doni tu jepni akoma me shume shkelqim flokeve pergatisni kete perzjerje: ne nje tas hidhni nje filxhan glicerine me uthull ( aceto balsamico ), i perzjeni mire, e perhapni kete produkt te sapopergatitur ne te gjithe flokun dhe e mbeshtillni me nje peshqir te vaket, E mbani peshqirin ne koke per 15 minuta, dhe nese ftohet e ngrohni gjithmone peshqirin me nje tharese flokesh.
8) Nese doni te keni floke me te hidratuar, perzjeni bashke kos te bardhe me fundin e kafese qe ngelet ne filxhan. Eshte nje metode e shkelqyer per te pasur floke te bute dhe te hidratuar. Mjafton thjesht te masazhoni lekuren dhe te gjithe floket me te. Perseriteni kete proçes çdo larje flokesh, para shplarjes se fundit. Mund ta zevendesoni kafene me leng bananeje, e shtypni fort dhe e kulloni ne nje garze. Bashkojeni me kosin dhe e aplikoni ne te njejten menyre.
9) Per disinfektimin e lekures eshte mire qe para çdo larje te aplikoni pak leng limoni si ne lekuren e kokes ashtu edhe ne floke, duke lene pa bere majat e flokut.
10) Per te ushqyer floket e thate dhe te prishur pergatisni nje perzjerje me vaj bajamesh, vaj arre kokosi dhe vaj bimor, te ghjitha keto ne pjese te barabarta. Perhapeni ne te gjthe koken dhe lidhini floket me nje peshqir te ngrohte per 20 minta. Kjo perzjerje vajerash u dhuron force dhe shkelqim edhe flokeve me delikate dhe opak.
11) Per te eliminuar gjurmet e kalkares se ujin, shplarjen e fundit te flokeve e beni me uje mineral, i cili do ti bej floket tuaj te shkelqejne me shume.
12) Per floke te zbehte, me drite dhe te prishur pergatitni kete perzjerje: Perzjeni bashke kakaon me vaj arre kokosi derisa te formohet nje si lloj brumi i bute. Eshte e shkelqyer per te ushqyer dhe rigjeneruar floket pa drite jo kompakt me njeri-tjetrin. Realizojeni kete nje here ne jave si tek lekura e flokut ashtu dhe tek floket, dhe mbajeni per 5 minuta, pas çdo banjoje dhe para shplarjes se fundit te flokeve.