
Akneja apo puçrat eshte nje nder simptomat me te pranishme tek adoleshentet, fillon gjate pubertetit, gjate nderrimit te hormoneve dhe kur prodhimi i sebos shtohet. Zonat me te prekura jane fytyra, kurrizi dhe gusha. Ne kete artikull do te njohim disa perdorime krejt natyrale, me produkte shtepiake te cilat mund ti pergatisim shume thjesht ne shtepine tone te cilat na ndohmojne te kurojme shenjat e akneve. Duhet te keni mjalt, uthull molle, sode buke dhe kanelle.
Para se te fillojme te kurojme dhe luftojme shenjat qe na kane lene aknet ose edhe puçrat nuk duhet ne menyren me absolute te shtrydhni puçrat apo pikat e zeza qe keni ne lekure, por te beni nje pastrim konstant dhe te kujdesshem te lekures. Per kete gje mund te perdorni maska, tonifikues. Nese doni te pergatisni nje krem antiakne shume te efektshme dhe me kosto te ulet veproni ne kete menyre:
Aplikoni ne te gjithe fytyren nje vazo me kos te bardhe, e lini te veproje per 20 minuta dhe e shplani fytyren me uje te rrjedhshem. E beni kete gje çdo nate dhe do te vini re rezultatin qe ne ditet e para.
Nje maske tjeter eshte ajo me mjalt dhe kanelle:
Perzjeni ne nje tas 2 luge gjelle mjalt me nje luge kanelle pluhur, e trazoni mire dhe e perhapni masken e pergatitur neper te gjithe fytyren. E lini te veproje per 20 minuta dhe e shplani fytyren me uje te fresket, pa perdorur asnje lloj sapuni. Kete gje duhet ta beni çdo nate para se te shtriheni per te fjetur gjume.
