
Te dashura lezuese me siguri keto dite keni probleme me mushkonjat, apo jo? A ju stesojne kur jeni ne pune, ne shtepi ose kur flini gjume dhe nuk mundeni me? Ateher lexoni kete artikull me shume keshilla te cilat na mesojne si te largojme mushkonjat te cilat nuk na lene rehat por edhe si te kurojme pickimet e tyre.
Limoni, dikur i përdorur për ndriçimin e lëkurës, ndihmon ne lehtesimin ndjesise se djegjes. Shtrydh një limon të freskët, perhape lëngun në lëkurë dhe tampono butësisht me një cope pambuku: ky tonik natyral do ta bëj lëkurën më të butë, duke hequr rrezikun nga papastërtitë, pikat e zeza dhe puçrrat, te cilat me rritjen e temperaturave shtohen. Ju mund të mbani lëng limoni të freskët në një kavanoz në frigorifer për disa ditë dhe te tampononi lëkurën në mëngjes para se te beni trukun. Pastaj sigurohuni ta shplani lekuren me ujë të ftohtë ose për shembull, me një tonik si uji i trendafilave, te në verë mund të mbani në frigorifer për një efekt te mrekullueshem tonifikues. Ju rekomandojme mos ta teproni, pasi egziston rreziku i nje iperpigmentimi, të cilin mund ta shmangesh duke përdorur këtë element në moderim. Shmangni përdorimin e limonit, nëse duhet te ekspozoheni menjëherë në diell.
Për ti dhënë lëkurës një ndjenjë freskie pas pickimit nga një mushkonjë përdorni menjehere një kub akulli të vendosur ne epiderme per disa sekonda sekonda. Efekti vazondertues te të ftohtit qetëson dhe anestetizon. Kujtohuni gjithmone ta vendosni akullin në një shami pambuku, te pastër: atëherë ju mund të vazhdoni me fazen tjeter.
Menderza e lehtëson pjesën e pickuar apo infektuar: mund të provoni me pudren me perberje menderze, shumë e mirë edhenë rastet e fëmijeve me fruth, pasi largon deshiren per tu kruajtur. Ose një pikë vaj esencial karamele mente. Strategjia? Ilaçne minutën e fundit: në qoftë se ju keni asgjë … provoni pastë dhembesh! Me bazë menderze, natyrisht. Dhe në qoftë se ju pëlqen era, provoni Balsam Tigri, një ilaç i vjetër i perdorur per here te pare ne Singapor, te cilin mund ta gjeni ne erboristeri:perhape në pjese te tilla te trupit, si pulse te duarve dhe te këmbëve. Kjo do tju ndihmoj për të mbajtur larg insektet dhemushkonjat.
Jo gjithmonë e dime se mjalti është një antibiotik natyral dhe një antibakterial i fuqishëm. Kjo substancë e mahnitshme, e rekomanduar per ne mëngjes, ka veti anti insekte. Behet fjale per defensina-1: një ekip studiuesish kane gjetur këtë proteinënë sistemin imunitar të bletëve. Mjalti aplikuar menjehere ne lekure rrit rigjenerimin e plagëve të vogla dhe të infeksioneve të lëkurës: mjafton te vendosni nje mase te vogel direkt tek vendi i pickimit. Nëse deshironi te shplodhni lëkurën pas një ditë të nxehtë, kur ju jeni në dush fërkoni fytyrën dhe trupin me nje perzjerje te tille: 1 lugë mjaltë dhe gjysmë kavanozi kos: njëmaskë jashtëzakonisht hidratuese dhe ushqyese, e cila do tju beje te evitoni kremin me mbas.
A keni një bime aloe? Përdorni gërshërë për të prerë majën e një gjetheje dhe prisni nje rrip te holle: ferkojeni direkt në lëkurë.Aloe freskon lëkurën, favorizon rigjenerimin lëkurës duke rritur prodhimin e fibroblastit, i cili ka veti antisektesh dheantibakteriale. Aplikoni aloe në lëkurë menjëherë, edhe në rastin e djegieve ose menjëherë pas depilimit: do të shmangnifllucka dhe skuqje. Perdoreni dhe per zonen reth syve.
Për shkak të pickimit të mushkonjave nuk mund të hiqni deshiren pakontrollueshme për tu kruajtur? Ferkoni një copë qepë nëflluskë: do të përjetoni lehtësim sepse qepa përmban amoniak (e cila është arsyeja pse na shkakton lotim te syve),komponimet e squfurit dhe ka cilësi antibiotike. Edhe hudhra është një antibiotik i fuqishëm, ferkoje në lëkurë do të ndihmojë për te larguar mushkonjat.