

Nese qielli eshte gri mos u mashtroni nga pamja, duhet gjithmone te tregoni kujdes pasi rrezet UV depertojne ne cilindo rast. Arsyet pse te vendosim gjithmone kremin e diellit jane edhe praktike: Kur dielli s’ eshte shume i nxehte, kemi tendencen te mos qendrojme poshte çadres, por se dime qe kjo eshte akoma me shume e rrezikshme pasi lekura jone thith me shume rreze te demshme, sesa kur qielli eshte i hapur. E vetmja gje qe mund te bejme ne kte rast eshte te aplikojme kremin mbrojtes ne nje hark kohor pak me te gjate, psh. çdo 4 ore.

Eshte shruajtur ne gjen fakti qe te marrim nje ngyre biskote apo çokollate. Mund te marrim vitamina apo te hame karrota gjate gjithe vitit, kjo nuk ka fare lidhje me njyren qe marrim ne vere, pasi secili prej nesh ka nje kufi te perqendrimit te melanines, pertej te cilit nuk mund te kalojme. Ky limit varet nga fototipi te cilit i perkasim dhe eshte i shkruajtur ne ADN-ne tone. Nese ke nje lekure te bardhe, floke bjonde, sy te kalter, ngjyra maksimale qe mund te marresh eshte kafe e lehte, por edhe nese i perkisni familjes se ngjyres geshtenje, do te merrni pothuajse nje ngjyre kafe por pak me te erret.
Eshte e keshillueshme qe te aplikojme 2 miligrame mbrojtes per 1cm kartror. Psh.nese kremi jone mbrojtes ka nje filter me numrin 30, pasi aplikohet ne lekure zbret ne 20 ose madje edhe ne 10. Doza e duhur per mos tu djegur eshte 30 grame ne total, pak a shume 12 luge kafeje per te gjithe trupin.

Shumica prej nesh e aplikojne kremin mbrojtes para se te shkojne ne det, por kjo s’ eshte shume e keshillueshme pasi rrezikohet qe shumicen e produktit ta thithin veshjet. Eshte me mire qe te aplikoni kremin direkt sa shkoni ne plazh, dhe para se dielli te kete arritur pikun, dhe te keni filluar djersitjen. Djersa hollon kremin dhe ne te njejten kohe e pengon te depertoje ne epiderme. Mos harroni kurre te lyeni edhe kembet, pasi jane pjesa me e sulmuar nga rrezet diellore, sidomos nese keni te beni me nje plazh me rere.
Nese je nga ata persona qe rrine gjithe diten shtrire pa levizur, lekura jote ka shume mundesi qe te pesoje nje iperthithje te rrezeve UV, kurse nese je nje tip qe ben shume aktivitet fizik, duhet thjesht te lini shume uje dhe lengje ne menyre te tille qe te balanconi dizidratimin e lekures.
Mbrojtja nga dielli