Publikuar më: 29/10/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0
Si te pastrojme shtepine me me produkte natyral dhe jo me ilace te ndryshem ose me substanca kimike? Na ndodh shpesh qe materialet, rrobat apo siperfaqe te ndryshme te shtepise te behen me njolla apo me substanca te ndryshme, te cilat jane shume te veshtira per tu hequr dhe jo gjithmone produktet ne shitje te ndohmojne ne pastrim e siper. Me poshte po ju listojme disa produkte natyrale dhe ekonomike per te hequr edhe njollat me te veshtira:

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...
Si te pastrojme me sode e buke

E gjithe zona e sobes, e gazit ku punoni duhet te pastrohen çdo dite per te mbajtur nje nivel te mire higjene dhe per te shmangur nje prishje te hershme te tyre. Per ti pastruar sa me mire keto siperfaqe mjafton te shkrini sode buke ne pak uje te vaket, edhe pak sapun neutro nese deshironi. E lini kete perzjerje te pushoje per 10 minuta dhe filloni ta kaloni neper te gjithe siperfaqen e interesuar me nje lecke te bute dhe pastaj e shplani me lecke me uje te paster dhe e thani me nje lecke pambuku.
si-te-pastrojme-soben

Si te pastrojme me uthull e bardhe dhe kripe e trashe
Edhe tapetet e shtepise sone shpesh here na vene ne veshtiresi persa i perket larjes se tyre. Ne rastet kur ata kane njolla te tilla si, yndyrna apo balte mjafton te perzjeni pak kripe te trashe me uthull te bardhe, ne te njejtat masa. Nese ka te beje me xhamat, mund ti hiqni shenjat e tyre me pak uthull te bardhe. Nese uthulla perzihet me pak uje ne raportin 1:5, uthulla eshte detersivi natyral me i efektshem per te hequr papastertine dhe njollat.

Si te pastrojme me vajra esenciale
Vaji esencial i ekualipsit eshte detergjenti me i mire per te pastruar dyshekun nga bakteret, myku apo mikrobe te tjera. Per nje higjene sa me te mire te krevatit tuaj, mjafton ta ekspozoni dyshekun ne diell, ta shkundni fort me rrahese tapeti dhe te hidhni ne te disa pika vaj esencial ekualipsi

Si te pastrojme kalkaren
Mjafton vetem pak uthull e bardhe, njomni nje lecke me uthull te bardhe dhe e kaloni mbi rubinetat, pa e holluar.

Per te zhbllokuar rubinetat neper te cilat uji del me veshtiresi, mjafton qe te hidhni ne nje qeske supermarketi uthull te bardhe me bollek dhe e zhysni rubinetin, koken e dushit ne uthull plotesisht per te pakten 1 ore ose me mire gjate gjithe nates. Te nesermen mjafton te shplani thjesht me uje te rrjedhshem dhe te gjitha hapsirat e bllokuara nga kalkaria do te jene zhbllokuar.

si-te-pastrojme-rubinetat

Perzjerje natyrale kunder pluhurit te drurit
Kur behet fjale per te pastruar siperfaqe druri duhet te tregohemi shume te kujdesshem qe mos ta prishim materialin apo te krijojme shenja ne te. Nje perzjerje natyrale per te pastruar drurin nga plihuri dhe papastertite eshte duke perzier 1 luge gjelle leng limoni, 2 luge me vaj bajamesh, 50ml uthull te bardhe dhe 250ml uje. I perzjeni mire te gjithe keta perberes, i hidhni ne nje ene me sprucator dhe e pastroni siperfaqen e drurit me nje rrobe me mikrofiber. E kaloni rroben te njomur me kete perzjerje mbi siperfaqen e drurit, e lini te veproje 10 minuta dhe pastaj kaloni prape me nje lecke te thate dhe te bute. Me kete perzjerje mund te pastroni edhe dyshemene e veshur me pllaka druri, parkene.

Leave a Comment