
Me poshte do te gjeni disa nga idete dhe menyrat per te aromantizuar dollapin tuaj. Per te patur rroba me nje parfum me te kendeshem mjafton te parfumosni kanatat e dollapit tuaj me njeren nga menyrat e meposhteme.
1) Bime aromatike dhe lule
Nje ide eshte: lerini te thahen disa dege lavandoje, petale trendafili dhe lule xhelsomini. Ketyre mund tu shtoni edhe nje pike vaj neroli, bergamotto, limoni ose violetta. Si çante te vogel ne te cilen mund ti vendosni mund te perdorni çantat e bomboniereve, pas nje dasme apo pagezimi, ose ne pamundesi te tyre mund te merrni nje faxolete, te hidhni brenda te gjitha keto perberes dhe ta mbyllni me nje nastro. Brenda ketyre mund te vendosni edhe copa te vogla pambuku te njomur me aromen tuaj te preferuar. Nese shtoni edhe fleta menderze dhe rosmarine rezultati do te jete nje arome shume e kendshme, ajo e vete natyres.
2) Ideja tjeter eshte me portokalle, manderine dhe karafil ose kanelle.
Me nje spille beni disa vrima te vogla tek lekura e portokalles ose manderines, ne te cilat do te vendosni karafil ose nje dege kanelle. I lini frutat te thahen per disa dite, vendosni karafilin ose kanellen ne to dhe i vendoni ne nje cep te dollapit. Kjo do te sherbeje jo vetem si aromatizues por edhe kunder moles, do te mbaje larg molen e rrobave. Gjithashtu mund te thani lekura portokalleje ne diell ose ne furre, vendosini ne çanta, ose çorape te holle bashke me lule te ndryshme dhe kanelle.
3) Qirinjte e aromatizuar.
Qiriu i aromatizuar jane nje alternative shume e mire per te profumuar dollapet dhe raftet. Vendosni nje qiri te sapo blere ne nje cep te dollapit dhe aroma e tij do te perhapet ne te gjithe hapesiren e tij. Por kini gjithmone kujdes qe qiriu te jete gjithmone i mbeshtjelle me letren e tij ose me nje qeske plasmasi, ne menyre te tille qe te mos kete asnje kontakt direkt me rrobat, sepse mund ti njollos. Mund te perdorni dhe diçka me ekonomike: Bustinat e çajit qe pini, te cilat edhe pse jane perdorur mund te jene nje zgjedhje e perkryer per te aromatizuar dollapin tuaj. Mjafton te hidhni ne to nje pike nga vaji juaj i preferuar dhe ja tek e keni gati aromatizuesin, psh. vaj lavande, trendafili ose bergamotto.
4) Dru i aromatizuar.
Materialet qe thithin shume, si psh. druri jane perfekt per tu perdorur si aromatizues per dollape dhe kaseta. Mund te perdorni shkopinjte klasike te drurit, ne te cilet do te hidhni disa pika vaji, me profumin tuaj te preferuar. Gjithmone kini kujdes ti vendosni ne nje cep larg rrobave, pasi mund ti bejne me njolla.
5) çanta te vogla te realizuara nga ty.
Ne nje tas hidhni nje grusht oriz, disa petale trendafili ose lule lavandoje dhe copa kanelle, pastaj shto disa pika vaji qe ju preferoni dhe i lini keshtu per disa momente, derisa orizi te kete thithur te gjitha keto aroma. I hidhni ne nje çante te vogel pambuku, e mbyllni fort me nje nastro dhe e vendosni ne dollap. Ide shume e thjeshte dhe ekonomike.
6) Corapet e bera me shtiza, te cilat na jane grisur mos i hidhni poshte. I lani mire, dhe me to formoni çanta te vogla, te lezetshme, per te aromatizuar dollapin apo kasetat, raftet. Brenda vendosni petale trendafili ose lule lavandoje, Bime aromatizues te ndryshme dhe lule te thata, te cilave mund tu shtoni nje pike vaji.
7) Therrmoni SAPUN Marsiglia ne nje ene, shtoni copa te vogla sapunesh me arome dhe i hidhni te gjitha ne nje qeske plastmasi, duke bere kujdes te lini nje cep te vogel te saj te çare. Pastaj e vendosni qesken ne nje çante qe keni, si p.sh ne nje çorape te grishur neiloni, duke i shtuar disa petale trendafili, ose oriz te aromatizuar.