
Ne kete artikullo do te shohim si te bejme ceret me sheqer ne shtepi, kjo menyre jo vetem eshte shume natyrale dhe nuk demton lekuren por mbetjet e ceretes shplahen thejshte me uje te vaket. Ne dyqan gjeni cereta te cilat jo vetem kane nevoj per tu pastruar me peceta te njomura me prdukte me dhe me baze vaji, por edhe vete cereta eshte e perbere nga disa produkte kimike.
Te pergatisesh ceret me shqer ne shtepi ka shume vantazhe, jo vetem fakti qe pergatitet me produkte qe kemi gjithmone ne dispozicion ne shtepi, por edhe fakti qe shume vajza ose gra nuk adhurojne te shokojne tek estetistja pasi preferojne privacy dhe intimiet.
Ka disa menyra per tu depiluar ne shtepi, si brisku, kremi depilator i gatshem por cereta ngelet metoda me e mire dhe e preferuar. Egzistojne disa menyra per te pergatitur cereten ne shtepi te cilat varen nga zona te cilen doni te depiloni dhe rezultati qe kerkoni.
Nese deshironi nje cerete me delikate per zonat si mustaqet ose brendesine e kofsheve duhet te pergatisni cereten me sheqer edhe me pak mjalte. Me poshte udhezimet per te pergatitur vete ne shtepi cereten me sheqer.
Ceret me shqer
- 1 gote me sheqer
- 1 gote jo plote me uje
- gjysem limoni
Vendosni ne zjarr nje tenxhere qe nuk ngjit (antiaderente) te vogel me ujin dhe me pas shtoni sheqerin dhe e lini te ziej per disa minuta derisa te mari nje ngjyre si karamel, shtoni lengun e limonit dhe trazoni serisht. E hiqni ceretn nga zjarr dhe e zhysni ne nje ene me uje te ftohte deri sa temperatura te jete e tille qe ju mund te merni masen dhe ta punoni me duar deri sa te formoni nje konsistence si cereta dhe ajo te stakohet nga gishtat.
Formini nje top te cilin e vendosni tek zona qe doni te depiloni, si per shembull kembet dhe e hapni duke e rreshqitur ne drejtimin e qimeve. Kur ta hiqni cereten duhet ta terhiqni ne anen e kundert te rritjes se qimeve dhe me shume shpejtesi.
Per te bere cerete per zonat me delikate dhe intime mund te beni nje varjant te ceretes me shqer duke i shtuar mjaltin. Masat per cerete me mjalt dhe sheqer jane me poshte.
Ceret me mjalt
- 2 gota me sheqer
- 1 gote me uje
- gjysem limoni
- 2 luge me mjalt
Merni nje tigan qe nuk ngjit dhe hidhni brenda te gjithe perbersit sebashku dhe e lini te ziej ne flake te ulet. Kur masa te mari ngjyre te embel karameli e hiqni nga zjarri dhe e zhysni tiganin ne uje te ftohet duke e lene qe permbajtja te vaket derisa te mundeni ta merni ne duar. Pasi ta keni punuar masen me duar dhe te formoni nje top do te vini re se ne kete menyre topi me cerete do te jete pak me i bute dhe me i lehte per tu hapur ne zonat delikate. Gjithmone hapni cereten ne te njejtin drejtim te rritjes se qimeve dhe e hiqni me shpejtesi ne anen e kundert te qimeve.
Ju mund te pergatisni lekuren per depilim duke perdorur nje skrub te bere me ne shtepine tuaj me produkte natyrale si kafeja. Scrubi ben te mundur daljen e qimeve te vogla qe mund te jene akoma nen lekure dhe hap pak poret duke bere pak me te lehte shkuljen e qimeve.