
Thonjte delikate, qe prishen dhe thyen shume shpejt eshte problemi i shume personave. Ne ditet e sotme egzistojne shume produkte te gatshem, por ne te niejten kohe dhe shume perberje natyrale qe mund te na ndihmojne ne kurimin dhe forcimin e thonjeve. Dobesia dhe delikateca e thonjeve shkaktohet nga mungesa e vitaminave, e kriperave minerale, nga kushtet e punes qe bejme, ose nga patologji te ndryshme. Ne kete artikull s’ do te hyme ne mjekesi, por do te shikojme menyrat me natyrale per te forcuar thonjte tane.
Si te forcojme thonjte duke perdorur integratore: Shume persona keshillojne integratore me permbajtje cistine, zinku, vitamine B6 e Vitamine B5. Zinku aktivizon sintezen e kreatines, e cila eshte proteina qe nderton floket dhe thonjte. Vitamina B5 favorizon rritjen e thonjeve. Kurse vitamina B6 aktivizon prodhimin e cistines, shume e dobishme per forcimin e tyre.
Disa keshilla per te forcuar thonjte
Ketu po ju rreshtojme disa keshilla, te cilat duhet ti ndiqni me korrektesi nese nuk doni te keni probleme me thonjte tuaj:
1) Mundohuni sa me shume te jete e mundur te jeni ne kontakt medetergjente agresive. Perdorni gjithmone dorashka gome ose sfungjeri.
2) Ti mbani per nje kohe te gjate thonj te shkurter, keshtu evitoni trauma te metejshme.
3) Mos i prisni asnjehere thonjte me gershere, por i limoni ne menyre graduale dhe delikate.
4) Mos i lini te rriten shume kutikolat (ose ne gjuhen popullore spicat). I hiqni shpesh sepse mund tu shkaktojne infeksione.
Nje menyre tjeter per te forcuar thonjte jane produktet farmaceutike, si smaltet (manykyrat) kurues, te cilat permbajne substanca ushqyese te posaçme per forcimin e thonjeve.
Te forcojme thonjte me perberje natyrale
Limoni dhe vaji i ullirit jane perforcues dhe kurues te shkelqyer natyral. Mjafton te perzieni ne nje tas 1 luge gjelle leng limoni me 2 luge gjelle vaj ulliri. Lyeni tonjte tuaj me kete perzjerje dhe e mbani per disa minuta, pastaj i shplani thonjte me uje te rrjedhshem. Kjo lloj maske ju ndihmon ne kurimin dhe forcimin si te thonjve ashtu edhe te lekures se duarve, pasi eshte 100% natyrale. Mund te perdorni edhe soden e bukes per kete qellim, ose edhe per ti zbardhur thonjte, madje dhe ujin e oksigjenuar.
faleminderit
a mund te me tregoni se shka muj me perdor mu u rrit thonjet ? ju lutem
Mund te lexoni keto keshillat natyrale ketu: https://bukuriadheshendeti.com/si-te-rrisim-thonjte-me-metoda-natyrale/
faleminderit juve qe na lexoni