Publikuar më: 13/01/2015 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Shfaqja e lageshtise neper dollapet e shtepise eshte nje problem qe na shqeteson te gjitheve, te cilin duhet ta zgjidhim sa me shpejt te jete e mundur pasi ben qe rrobat te njomen, te prishen dhe ambjenti rreth e perqark te mare nje ere jo te kenshme. Nese situata perkeqesohet egziston mundesia qe brenda dollapit te shfaqet myku. Me poshte po ju japim disa alternativa te thjeshta te cilat mund ti perdorni per te zgjidhur kete problem:

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...
Lerini rrobat te thahen mbas hekurosjes.
Lerini rrobat te thahen mbas hekurosjes.

– Pike se pari, per te shmangur lageshtine neper dollape eshte e rendesishme qe ti vendosni rrobat, sidomos peshqirat dhe çarçafet kur jane plotesisht te thate, mos i vendosni rrobat menjehere ne dollap pasi i keni hekurosur, prisni deri ne 10 minuta, lini pak hapsire midis tyre kur i sistemoni ne dollap qe te qarkulloje ajri.

E ajrosni dollapin ne menyre periodike. Kjo gje eshte thelbesore per te shmangur lageshtine ne brendesi te tyre. I lini kanatat e dollapit per disa minuta hapur ne menyre te tille qe te qarkulloje ajri dhe njehere ne kaq kohe ta pastroni dollapin me themel, i nxirrni rrobat qe ndodhen brenda, e pastroni  mire dhe gjithmone para se te rivendosni rrobat brenda sigurohuni qe dollapi te jete thare mire.

lageshtia-ne-dollap
Ajrosni dollapin here pas here.

– Nje zgjidhje shume e thjeshte eshte edhe ajo e te vendosurit nje cope shkumesi neper dollap apo sirtare te tij, pasi aji thith lageshtine dhe eren e keqe. Vendosni disa copa shkumesi ne nje rrobe prej stofe, e shponi ne disa vende dhe e vendosni ne dollap. I nderroni shkumesat nje here ne muaj qe kjo gje te kete sa me shume rezultat.

oriz-kunder-lageshtise-ne-dollap
Oriz kunder lageshtise

– Nje tjeter zgjidhje eshte: mbushni me oriz nje cope rrobe ose qeske te vogel dhe e varni ne dollap. Orizi eshte ideal per te thithur lageshtine dhe neutralizuar eren jo te kenshme. Nese deshironi qe te leshohet nje ere e mire, shtoni disa gjethe lulesh te thata.

– Nese vendosim ne dollap kepucet ose kemi shume rroba prej lekure, nje alternative e shkelqyer eshte ajo e te vendosurit nje cope karbon vegjetal. Kjo gje i ndihmon rrobat mos te prishen, mos te humbasin elasticitetin e tyre per shkak te lageshtise.

Leave a Comment