Publikuar më: 16/12/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0
Eliminimi i njollave nga rrobat eshte gjithmone nje proçes i veshtire dhe i bezdisshem, sidomos kur kemi te bejme me njolla kafeje, vaji apo vere. Ne kete artikull do te shohim si te heqim njollat e kafes ne shtepi me metoda teper te thjeshta dhe praktike si per rrobat e bardha si per rrobat me ngjyre.

– Gjithmone para se te lani nje rrobe duhet te lexoni etiketen dhe rakomandimet se si, sa dhe me çfare mund te lahet ajo rrobe para se te fillojme dhe te heqim njollen. Duhet te shikoni mire dhe te mesoni te njihni simbolet e stampuara neper etiketat e rrobave.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

– Nje truk per te hequr njollat e kafese nga rrobat eshte qe te ferkoni nje kubik akulli mbi njolle per disa momente dhe pastaj te vazhdoni larjen e zakonshme.

Si te hqim njollat e kafes ne shtepi.
Si te hqim njollat e kafes ne shtepi.

– Nese rroba qe eshte bere me njolle kafeje  eshte me ngjyre te bardhe ju keshillojme te perzjeni ne nje tas pak kripe te trashe me leng limoni dhe e aplikoni mbi vendin e interesuar duke e ferkuar me kujdes, duke perdorur nje furçe dhembesh qe nuk perdorni me. Pastaj e lani rroben siç beni gjithmone.

– Nese behet fjale per rroba me ngjyre per te hequr njollat e kafese shkrini ne uje vetem te verdhen e vezes, e aplikoni mbi njolle dhe e ferkoni per pak sekonda. E lini te veproje per disa minuta dhe pastaj e shplani vendin ku keni aplikuar me uje te bollshem dhe e lani rroben siç beni zakonisht.

– Mund te perzjeni nje sasi te caktuar alkoli me uthull te bardhe, e aplikoni mbi njolle dhe e lini te veproje per disa minuta, pastaj vazhdoni larjen e zakonshme.

Leave a Comment