Publikuar më: 24/04/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Kur veme re qe kemi nje lekure te fresket, jemi të gatshëm per te vrapuar drejt dyqaneve për të gjetur mënyrën ta hidratojme ate. Fillojme dhe kerkojme neper raftet e dyqneve kremerat me te fundit dhe me te mira hidratuese, pa menduar se duke vepruar keshtu i japim zanafillen lekures se thate. Tani do te shohim se bashku disa rregulla si te hidratojme dhe te mbajme lekuren te bute gjate gjithe vitit.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

Rregulli i parë për të hidratuar lëkurën është shume i thjeshtë: te pish uje! Hidratimi i lëkurës varet nga sasia e ujit qe pime. Sa më shumë ujë pime aq me shume do te kete ne dispozicion lekura jone, sidomos për ata persona me lëkurë të ndjeshme. Asumimi i shpeshte dhe konstant i ujit, jo vetem qe na ndihmon ne hidratimin e lekures por edhe në metabolizmin tonë duke ndihmuar ne reduktimin e yndyrnes.

Fresh water splash

Nese pini dy litra ujë në ditë ju sigurojme se do te kini një lëkurë të butë dhe elastike, dhe për ata persona që nuk janë të kënaqur thjesht me kaq, por duan një lëkurë me të butë dhe me arome, mund tu drejtohen kremerave idratante. Ne ditet e sotme egzistojne per çfaredo lloj lekure, mjafton qe ju te beni zgjedhjen me te pershtatsme per lekuren tuaj.

Si te hidratojme lekuren me kremera?
Ne kete rast egzistojne 2 rregulla, te cilat u perkasin aplikimit te kremit si nga pikepamja e kohes ( kur ta aplikojme), si edhe nga pikepamja e frekuences (sa here ta aplikojme). Sigurohuni mos ta perdorni kremin idratant shume shpesh, edhe pse mund te keni nje lekure te thate, sepse mund te bllokohen poret. Keshillohet perdorimi i kremit idratues çdo dite, pasi keni bere dush.
Kini parasysh gjithmone qe vetem kremi hidratues nuk mjafton. Ne dimer per te shmangur çarje te lekures duhet te pini shume uje, ashtu edhe ne vere per te shmangur tharjen e lekures eshte e nevojsme perseri te pini shume uje. Kjo ndihmon edhe ne mbrojtjen nga rrezet UV, te cilat kane prirjen te demtojne lekuren, duke e bere me pak elastike.

si-te-hidratojme.lekuren.me.krem

Per vajzat e reja keshillohet perdorimi i kremerave idratuese me permbajtje vitamine A dhe E, perberes keta te cilet forcojne lekuren dhe e mbajne elastike. Per ato persona me te moshuar rekomandohen kremera me permbajtje alfa-idrossiacidi, seleni ose tropoelastina, ne menyre te tille qe lekura te duket me e shendetshme dhe me me shume shkelqim. Beni kujdes Scrubeve (pastrimeve) qe realizoni vete ne shtepi, si per fytyren ashtu edhe per trupin, heqin papastertite, por tek lekurat e ndjeshme rrisin ndjenjen e thatesires, keshtu qe i kombinoni gjithmone me trajtime hidratuese.

Leave a Comment