
Tashme po afron koha ne te cilen fillon te te kete mushkonja… pikerisht per kete arsye do te shohim si te largojme mushkonjat me metoda natyrale. Jeni lodhur me spry per mushkonja dhe sidomos duke kerkuar produkte per të ngordhur mushkonjat dhe ato perseri natë pas nate vazhdojnë tu heqin trurin me pickime dhe zhumre tek veshet? Por mbi te gjitha nuk duroni dot eren e insekticideve? Ne kete artikull do tu tregojme si te beni një ilaç efektiv dhe sidomos me duart tuaja pa shpenzuar shume leke dhe sidomos duke evituar te merni ajrin e ererave kimike te ilaceve per mushkonja qe blini ne dyqan.
Si te largojme mushkonjat me ilac natyral te pergatitur vet
Per te pergatitur produktin per te larguar mushkonjat ju duhet
- 1 vazo qelqi
- 1 kokerr limoni
- 1 lime (limon jeshil)
- 2-3 dege rozmarine
- uje
- 1 qiri i vogel lundrues
dhe si perberes aktiv mund te perdorni 8-10 vaj esencial bilogjik puro 100% Eukalipti Citrodora nese keni ne dispozicion.
Gjeja e mire e keti produkti per te larguar mushkonjat eshte se mund ta beni gati ne 5 minuta. Ja se c’fare duhet te beni pasi i keni te gjithe produktet qe ju duhen.
Si fillim hiqni menjane dy thela te rrumbullakta limoni dhe limoni jeshil dhe i lini menjane. Reston e grini imet me thike me gjithe lekure.
Merni vazon e qelqit dhe i hidhni brenda copat e limonit dhe te limonit jeshil, shotni pikat e eukalpiptit dhe trazoni.
Me pas shtoni tek vazua deget e rozmarines dhe thelat e limonit dhe te limonit jeshil siper (thelat qe vendoset menjane me pare) dhe me pas vendosni siper qiriun e vogel.
E ndizni qiriun dhe e vendosni mbi tavoline ose ne nje vend te hapur dhe te lire pa krijuar probleme te derdhjes se vazos ose te djegurit dicka.
Ky produkt do tu ndihmoj per te larguar mushkonjat dhe per ti mbajtur larg per disa ore rresht dhe do te leshoj nje fragrance te mire.