Publikuar më: 10/02/2022 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Ndër pajisjet shtëpiake më të përdorur në kuzhinë, është furra e sobës. Ne kete artikull do te shohim si te pastrojme furren e sobes ne menyre efikase dhe me shume pak mundim.  Problemi eshte te gjesh produkte qe nuk e demtojne ose qe nuk jane shume agresive per  te hequr njollat ose yndyrat. ​​Megjithatë, duhet të dini se ka zgjidhje natyrale që janë po aq efektive. Përveçse janë të lira, këto metoda janë te rendesishme edhe per ruajtjen e mjedisit dhe nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

Produktet e zakonshme, si limoni dhe uthulla e bardhe si dhe soda e bukes, janë të dobishme për pastrimin e furrës, pjanurës dhe frigoriferit. Pse të mos i provoni, atëherë? Më poshtë do të gjeni këshillat tona se si ta pastroni furrën me përbërës natyralë që tashmë i keni pothuajse te gjithe te disponueshem ne shtëpi.

 

Si te pastrojme furrin e sobes me uthull te bardhe

Nje nga menyrat me te thjeshta eshte te perdorni ilacin e eneve si dhe uthullen. Si fillim pastroni furren me nje lecke te njome qe eliminon therrimet ose cdo lloj pislleku qe mund te kete ngelur nga pjekjet e me pareshme. Merni nje tas dhe perzieni ne te uje, uthull dhe ilac enesh.

Me sfungjer pastroni me masen qe pergatitet te gjithe furren. Me pas merni nje tave qelqi dhe mbusheni me pak uje dhe uthull te bardhe. Ndizni furren dhe e lini ndezur derisa uji me uthull te mari vale. E fikni dhe e lini derisa te ftohet. Hapni furren dhe lani serisht me sfungjer te gjithe siperfaqen. Shplani furren me nje lecke te njome. Rezultati do te jete fantastik.

 

 

Si te pastroni furren e sobes me limon

Kjo metode perdoret mbasi keni perdorur furren per pjekje te ushqimeve me shume yndyre dhe doni te pastroni furren nga cerkat e ynderes te ngjitura gjitheandej.

Merni dy tre limona i shtrydhni ne ne tave qelqi bashke me pak uje. Ndizni furrën duke e çuar në 180 ° për rreth 30 minuta; më pas, fikeni dhe lëreni të ftohet. Nxehtësia do të avullojë tretësirën e cila do te eliminoj  yndyrat e siperfaqes, duke dezinfektuar pajisjen tuaj. Përfundoni duke e fshirë me një sfungjer të lagur për të hequr çdo mbetje dhe me pas e thani me nje lecke te bute.

 

Si te pastrojme taven e furrit te sobes me coca cola

Vëmendja e fundit, shkon edhe për tavën e pjekjes, e cila mbledh të gjitha mbetjet e ushqimit nga gatimi. Mund t’ju duket e çuditshme, por coca cola është shumë efektiv në pastrimin e tij! Falë përbërësit të saj acid, në fakt, pija eliminon djegiet dhe njollat. Hidheni shumë coca cola ne taven e ftohtë në mënyrë që pikat kritike të mbulohen mirë. Më pas, futeni në furrë në temperaturë gati 180° dhe e lini për disa minuta. Sapo të shihni avullin qe të ngrihen, fikni furrën dhe me një kapse tenxheresh hiqni tavën nga furra. Kaloni një furçë të butë mbi njollat ose me sfungjer ​, me pak fare përpjekje, ato do të zhduken plotësisht!