
Pranvera dhe vera jane dy stine qe na sjellin humorin dhe deshiren e mire per tu kujdesur me shume per te gjitha ato gjera qe na rrethojne dhe na perkasin. Nje nga keto eshte dhe lekura e fytyres tone, te cilen e deshirojme me te fresket, me te paster dhe te hidratuar. Me poshte do tu paraqesim disa rregulla baze per kujdesin e fytyres:
1) Pastrim te thelle por shume delikat.
Eshte nje periudhe shume e bukur, ne te cilen zgjohen, lulet, pemet, etj dhe bashke me to dhe lekura e fytyres tone. Duhet te bejme nje pastrim te mire, i cili ben te mundur heqjen e te gjithe opacitetit dhe te ve ne dukje freskine, ngjyren e lekures. S’ duhet te perdorni ne menyre absolute sfunger agresiv, pasi eshte e gabuar ideja qe sa me shume dhe fort ta ferkojme lekuren aq me shume hidratohet. Mjafton thjesht te ndezim shkendijen e te ashtequajturit ” efekt rebound “, pasi gjendrrat dhjamore, nese u hiqet ne menyre te tepert shtresa e tyre prodhuese, jane te prirura te prodhojne akoma me shume yndyrne. Dhe rezultati do te jete: nje fytyre me me shume yndyrne dhe papasterti.
2) Pastrim ne forma te ndryshme.
a) Nese keni nje lekure normale ose delikate beni nje pastrim me mikrogranuli ( mikrokokrriza ).
b) Nese keni lekure misto ose te yndyrshme, perdorni zakonisht perberje me xhel.
c) Nese deshironi nje veprim me delikat perdorni perberje pluhuri, tecilat ne kontakt me ujin shnderrohen ne kokrriza te vogla.
Eshte indiferente se kur do ta beni pastrimin e lekures se fytyres suaj, ne darke apo ne mengjes, varet vetem nga koha qe keni ne dispozicion. Nese deshironi te keni nje lekure te bukur dhe te paster para se te dilni nga shtepia, e perdorni pastruesin ne vend te sapunit apo detergjentit qe perdorni zakonisht ne mengjes. Nese doni te pastroheni ne darke, e realizoni kete proçes gjithmone pasi keni hequr gjithe trukun. Nese keni nje fytyre te thate nje here ne jave , dhe nese keni nje lekure miste apo me yndyrne pastrojeni 2 here ne jave.
Si mund ta realizojme pastrimin e lekures se fytyres?
Kjo realizohet duke bere levizje rrethore pa e gervishur apo ferkuar shume lekuren. S’ duhet ta trajtoni si masazh, por kujtohuni gjithmone qe po beni nje pastrim, gjithmone delikat dhe te kujdesshem.
Duhet ta perdorim ujin?
Po, por fytyra duhet te jete thjesht me lageshtire dhe jo totalisht e lagur. Pra, ta shplajme fytyre me uje dhe ta thajme me delikatese me nje peshqir te bute, qe te eliminojme ujin e tepert.
3) Cila eshte zgjidhja nese nuk deshirojme te perdorim nje produkt me mikrokokrriza?
Produkte te tilla si, furçka, dorashka apo rroba te ngjashme mund te perdoren, me kusht qe te jene materiale delikate. Furçat eshte mire qe ti kontrolloni qe te jene shume te buta ne kontakt me lekuren e faqeve, dorashkat te jene mundesisht prej sfungjeri ( si peshqirat ), dhe rrobat mundesisht te bera prej mikrofibre, material i cili thith papastertite pa e gervishur lekuren. Rregulli me kryesor eshte: mos perdorni KURRE instrumentet qe perdorni per trupin, pasi pasojat s’ do te jene shume te kenshme. Nese e teproni me pastrimn e lekures dhe se beni ne nje menyre te kujdesshme rezultatet do te jene: puçra, skuqje, çarje te lekure, etj.
4) Perdorni maske.
Nje gje shume e mire qe mund te beni eshte te hapni ne gjithe siperfaqen e fytyres suaj (perveç syve, hundes dhe buzeve) nje maske pastruese. Nese keni nje lekure miste aplikoni nje maske me baze argjile, kurse nese keni nje lekure te thate perdorni maske me baze bimore te cilat kane veti idratuese. Nese lekura eshte shume e papaster, duhet te beni me pare scrubin, pastaj te beni pastrimin 1 ose 2 dite me vone.
5) Beni avull me uje te nxehte.
Purifikoni, pastroni lekuren e fytyres suaj me metoden me antike, duke bere avull. Coni nje tenxhere me uje te zjeje, dhe ne momentin qe ka arritur vlimin hidhni pak sode dhe vaj esencial salvia, çoni fytyren afer tenxheres, mbuloni koken me nje peshqir dhe beni depurimin e lekures per rreth 10 minuta. Pastaj shikoni ne pasqyre nese keni pika te zeza i shtrydhni, dhe ne fund perdorni gjithmone nje tonik, pa alkool, per te mbyllur poret. KUJDES mos perdorni perberje me baze uthulle, limoni apo alkooli, pasi mund te njollosin ne menyre serioze lekuren.
6) Se fundi idratoni.
Pas pastrimit lekura duhet gjithmone te hidratohet. Kjo sherben per rigjeneremin e lekures dhe kur temperaturat, nese si duroni dot kremerat, perdorni solucione me perqindje te larte uji.
Nese ndiqni te gjitha keto rregulla do te keni nje rezultat te shkelqyer, lekure te fresket dhe te paster.