Publikuar më: 29/11/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0
Kuzhina eshte nje nder pjeset e shtepise ne te cilen ndodhemi çdo dite dhe si rrjedhoje behet shume pis. Per kete arsye duhet te pastrohet perdite, por perveç kesaj rreth nje here ne jave duhet te bejme nje pastrim me te thelle, me te detajuar. Ne kete artikull po ju japim disa keshilla se si te pastrojme kuzhinen dhe  disa truqe se si ta pastroni sa me mire ate:

– Keshilla e pare eshte qe çdo dite te fshini dhe lani dyshemene e kuzhines, e cila eshte nje pjese qe behet shume pis dhe per te evituar akumulimin e pisllekut eshte fondamentale pastrimi ditor. Per ta lare mjafton nje kove me uje, nje lecke dhe detergjent.
pastrimi-i-kuxhines-ebukur

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

– Mundohuni qe ti vini te gjitha pajisjet e perdorura per te gatuar ne lavaman, ne kete menyre i keni te gjitha ato qe keni perdorur dhe jane bere pis ne te njejtin vend dhe nuk do te beni pis ato vende qe jane te pastra.

– Persa i perket zones, sheshit ku punoni duhet te jete e paster pasi aty vendosen dhe gatuhen te gjitha gjerat. Siperfaqet prej druri duhet te lahen nje here ne vit me vaj teak, ato prej mermeri mjafton nje lecke dhe sapun dhe ti shplani menjehere.

– Nese i lani enet me dore ju rekomandojme ta beni kete gje me uje te ngrohte, qe ta hiqni mire yndyren nga to.
pastrojme-kuzhinen

– Tenxheret dhe tepsite jane pak delikate dhe te veshtira per tu lare, brendesia e tyre duhet te lahet dhe shplahet mire me nje zfungjer te bute, jo me pjesen abrazive.

– Ne mobiliet e shtepise akumulohet shume pisllek, sidomos yndyrne dhe si rrjedhim eshte mire qe ti pastroni si ne brendesi ashtu edhe jashte me nje detergjent enkas kunder yndyrnes.
pastrimi-i-kuzhines

– Furnella, gazi ku gatuani: per ti pastruar keni nevoje vetem per uje dhe sapun. Duhet ti pastroni kur keto pjese jane te ftohta, i lini per gati nje ore ne nje ene me uje te ngrohte dhe pastaj i lani, i thani dhe i vendosni perseri ne vendin e tyre. Per te mbrojtur sa me shume keto pjese kur gatuani i buloni tenxheret apo tiganet me kapak, qe yndyrna mos te shpernahet kudo.

– Per te pastruar frigoriferin, e pastroni me nje lecke me uje te ngrohte dhe sapun, me leng limoni, me sode buke ose me uthull.

– Per te pastruar furrin duhet te perdorni ilaç kastili per pastrimin e tyre, pasi ne te kundert i prishni materialin.

pastrojme-kuxhinen

– Per te pastruar mikrovalen mjafton nje lecke, uje i ngrohet dhe sapuan. E lani, e shplani dhe e thani mire para se ta perdorni perseri.

Leave a Comment