

– Pike se pari duhet theksuar qe ne asnje menyre nuk duhet ta hedhim vajin e perdorur ne lavaman pasi nese te gjithe bejne keshtu ndodh nje ndotje shume e madhe e ambjentit.
– Vajin e perdorur mund ta konservojme shume mire neper vazo qelqi apo bidona plastike, ta vendosim ne nje vend te paster deri ne momentin e riciklimit.
– Nje opcion eshte qe ti hedhim bidonat e vajit qe kemi perdorur ne vendin e posaçem te caktuar nga komuna juaj, por nese nuk egziston nje vend i tille ju mund ta ricikloni vajin ne nje menyre tjeter, mund te beni sapunin me te , siç benin njehere e nje kohe gjyshet tona. Ky lloj sapuni eshte perfekt per te lare rrobat, pasi eshte ekologjik. Nese deshironi te pergatisni vete ne shtepine tuaj sapunin duhet te keni keto gjera:
- 1 L vaj te perdorur
- 1 L uje
- 160g sode kaustike 90%
- 40 ml vaj esencial ( nese keni mundesi )
- dorashka
- syze mbrjtese
- 1 ene per te perzier perberesit
Para se te filloni duhet patjeter te vishni dorashkat, per te evituar qe soda kaustike tju demtoje lekuren, dhe nese ndodhenin ne nje vend te mbyllur perdorni syze mbrojtese per mos te irrituar syte.
Hidhni ujin ne nje ene te madhe plastike, shtoni soden kaustike dhe e perzjeni derisa te kete shkrire plotesisht. Ne kete faze duhet te tregoni shume kujdes pasi temperatura do te arrije deri ne 80° dhe do te leshohet nje si lloj tymi, i cili eshte toksik, keshtu qe eshte mire qe kete proçes ta beni ne nje vend te hapur. E lini perzjerjen te pushoje derisa te kete arritur rreth 35° dhe nese doni te shtoni ndonje esence ky eshte momenti i duhur qe mund ta beni. Nese s’ keni mundesi nuk ka asnje lloj problemi, pasi esenca shtohet vetem per nje ere me te kendshme. Filloni dhe shtoni dalengadale vajin e perdorur tek ena me perzjerjen uje-sode kaustike dhe i perzjeni gjithmone nga i njejti krah, vetem majtas ose vetem djathtas. Vazhdoni te trazoni per rreth 30 minuta, derisa perzjerja te behet e trashe, dhe te filloje proçesi i sapunezimit. Kur e gjithe perzjerja te kete konsistencen e ngjashme me ate te nje kremi, paste dhembesh, e hidhni neper stampa te caktuara, ato qe mund tu ndodhen ne shtepi, mundesisht prej plastike dhe e lini sapunin te thahet per rreth 1 muaj.
Soden kaustike mund ta gjeni shume thjesht ne dyqanet specifike ose ne supermarket, duhet ta mbani ne nje vend shume te sigurt dhe larg nga femijet pasi eshte shume e rrezikshme. Nuk duhet ta perdorni sapunin pa kaluar 1 muaj nga pergatitja e tij.