Publikuar më: 08/06/2017 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Ne kete artikull  si te shtrini floket me metoda natyrale. Shumica e grave mendojnë se për të bere flokët sa me te bute dhe te rrine te shtrire mund të kenë nevojë të përdorin kimikate dhe elemente të dëmshme si mund te jete pjastra e flokeve. Me siguri këto metoda janë efektive dhe të japin rezultate të pabesueshme, por nese i perdorim per afat të gjatë janë metoda agresive dhe dëmeshme dhe eshte pak e veshtire te riparoni serisht floket tuaj. E vetmja zgjidhje eshte te prisni floket.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

Edhe pse disa profesionistë janë përpjekur për të korrigjuar këto efekte, ka ende ankesa në lidhje me efektet negative të disa trajtimeve kimike per shtrirjen e flokeve. Por disa nga ju ende nuk e dine se ka disa alternativa që mund të aplikohen për të njëjtin qëllim, por pa dëmtuar flokët. Ka edhe trajtime të ndryshme me prdukte natyrore, vetite e të cilëve bejne te butë flokët dhe u japin një ushqyim shtesë. A jeni gati për ti zbuluar keto metoda?


Si te shtrim floket me metoda natyrale

Metoda e pare per te shtire floket eshte te perdorni limonin dhe qumeshtin e arres se kokosit.

Si te shtrim floket me limon dhe qumesht arre kokosi

Qumeshti i arres se kokosit ushqen flokët dhe u jep nje shkëlqyim natyral.  Por kombinimi i ketij qumeshti me lengun e limonit krijon një balsam natyror që zbut  flokët gradualisht dhe pa i demtuar. Ky kombinim produktesh natyral përmban antioksidantë, acide yndyrore dhe proteina që ngadalësojnë humbjen dhe dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Si te pergatisim masken

1 limon
125ml
qumësht arre kokosit

Shtrydhni lëngun e një limoni dhe përzierje me një gjysmë filxhan qumësht arre kokosi.
Pas larjes aplikoni tek flokët e lagur përzierjen duke bere nje masazh të butë kokes.
Lereni të veproj për 20 minuta dhe me pas e shplani flokun mire.
Përsëriteni aplikimin dy ose tri herë në javë.

Si te shtrim floket me veze dhe vaj ulliri

Proteina qe përmban veza është përdorur në shumë produkte kozmetike për kujdesien e flokëve. Veprimi i kesaj proteine ngadalëson rënien dhe kontribuon në rritjen e flokëve dhe ne dendesimin e tyre. Në këtë rast ne do të bashkojme kete prteine me yndyrat e shëndetshme të vajit te ullirit, në kete mënyrë do te keni nje produkt per flokë te butë, me shkëlqim dhe të shëndetshme.


Si te pergatisim masken

   2 veze
50 ml vaj ulliri

Rrihni dy vezë fuqishëm dhe me pas shtoni vajin e ullirit dhe rrihni serisht.
Pas pergatitjes se ketij balasmi natyral e aplikoni atë në flokë dhe lini të qëndrojë per gati 30 minuta.
Shplani floket me uje te bollshem. Perdorni kete maske tri herë në javë.

Nje ide e mire per shplarjen e flokeve eshte ajo me uje dhe uthull (mundesisht uthull molle). Kjo shplarje flokesh ka dy efekte, e para pastrimin e flokeve nga papasteri dhe zbokth por edhe shtrijen natyrale te flokeve.