Publikuar më: 30/10/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0
Nje nga pyetjet qe shume goca per edhe cuna bejne keto dite eshte: si te vishemi per halloween? Kjo feste tashme festohet edhe ne Shqiperi. Halloween eshte mbremja me magjike e vitit, ka origjine keltike dhe ka filluar te festohet si fillim ne Shtetet e Bashkura, dhe me vone u perhap edhe neper shume vende te botes.

Me poshte po ju japim disa ide per te realizuar kostume dhe veshje zbavitese te cilat mund ti pergatisni vete ne shtepine tuaj per festen e Halloween:

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...
– Nese doni te visheni si mumje, pa shpenzuar shume leke dhe te keni nje efekt horror te siguruar veproni ne kete menyre. KY kostum eshte i pershatshem per te gjithe familjen dhe realizohet ne pak minuta. Duhet te keni nje çarçaf te vjeter ose garza, fasho, geta te grisura, mjafton te jene me ngjyre te bardhe. Gjithadhtu duhet te keni spilla ose me mire ngjites te tejdukshem.Veproni ne kete menyre: E grisni çarçafin ne shume copa jo simetrike. Si baze vishni geta dhe bluze pambuku me ngjyre te bardhe. Mbulohuni kembe e koke me fashot e rrobes dhe lini ne dukje vetem pjesen e syve, te cilen duhet ta trukoni me penel te zi, dhe ngjyre manushaqe. Nese doni mund te lyeni ndonje pjese te kostumit me ngjyre te kuqe gjaku, qe te kete me shume efekt viziv. Femrat mund te veshin edhe taka te larta nese duan te duken me te bukura.
veshje-mumje-halloween veshje-per-halloween

Vishu me te zeza, ose me katrore bardhe e zi, ose thjesht me nje ngyre neutro. Me ndihmen e nje ngjitesi, ngjisni kudo letra karamelesh, hidhni rreth qafes dhe belit nje litar dhe lidhni ne to kanaçe bosh dhe te shtypura. Nese ju pyesin se si jeni veshur mund tu pergjigjeni thjesht : ‘ Si nje dysheme kinemaje

– Vishu e gjithe me te zeza, Var ne qafe nje zinxhir ngjyre floriri, ne cilin keni varur nje pasqyre. Nese ju pyesin se si jeni veshur pergjigjuni: ‘ Si gjithe te tjeret ‘ 😀

– Blini bombola spray qe permajne rrjeta fallso merimangash. Ndertoni 2 antena prej kartoni dhe i ngjisni tek nje rreth flokesh. Eshte mire qe rrobat te kene nje ngyre, pasi keshtu duket me mire efekti. Para se te dilni nga shtepia, i kerkoni nje pjestari te familjes tu sprucoje me bombolat qe keni blere, duke lene te lira kembet nga gjunjte e poshte si edhe nje krah. Nese ju pyesin se si jeni veshur pergjigjuni: ‘ Jam darka e nje merimange

rrjet-merimange

– Gjeni je kuti te madhe kartoni, ushqime prej plastike, nje mbulese te vjeter tavoline dhe shume majdanoz. I mbuloni 3 cepat e kutise se kartonit me mbulesen e vjeter, te cilen duhet ta ngjisni mire. Prisni nje pjese ne qender te pjeses se siperme, me madhesi te tille qe mund te fusni koken. Prisni karton ne forme rrethi, ngjisni ne te leter alumin, majdanozin dhe ushqimet e ndryshme prej plastike. E vendosni ne qafe dhe nese ju pyesin si jeni veshur, çfare eshte kjo, pergjigjuni: ‘ Pjata ku do te sherbehet koka jote’

– Vishuni me rroba shume elegante por te kohes e hershme, mundesisht me rroba qe i perkasin vitve 900. Ngjisni rruaza, kristale te vegjel neper floke, qe te duken si copa akulli, e lyeni fytyren me nje krem te bardhe, lyeni buzet dhe zonen rreth syve ngjyre blu ose manushaqe dhe merrni me vete nje komerdare te madhe. Kur do tu pyesin se si jeni veshur, pergjigjuni: ‘ Jam nje i mbijetuar i Titanikut ‘

festa-halloween-2

– Vishni nje bluze te kuqe dhe geta te kuqe. Merrni 2 qeska te medha me ngjyre te kuqe dhe prisni ne dy vende secilen, nje per kembet dhe tjetern per krahet. E mbushni qesken me tullumbace te kuqe, mbylle rreth qafes me nje fjongo jeshile dhe kur te te pyesin se si je veshur, pergjigjuni: ‘ Jam nje vazo me speca djeges

– Gjeni nje fustan te bardhe te vjeter, qe s’ perdoret me ose nje fustan elegant, u grisni menget dhe i qepni perseri per ti perdorur si shall per kurrizin. Krijoni nje varese me lule rrobe os ete verteta. Beni edhe nje kurore thjesht me nje dege peme dhe e vendosni ne koke. Kur tu pyesin se si jeni veshur pergjigjuni: ‘ Jam nena natyre
nena-natyre

– Vishni nje komplet te zi, me kemishe dhe kravate te zeze, dorashka te zeza, çorape te zeza, kepuce te zez. Prisni nga njera çorape pjesen me te gjate dhe e lidhni rreth ballit. Vendosni nje kapele te zeze dhe syze te zea, kur tu pyesin se si jeni veshur, pergjigjuni: ‘ Jam njeriu i padukshem
kostum-halloween

– Nese jenin ne çift nje ide shume e lezetshme eshte edhe kjo: vishuni me rroba banje, ose body ngjyre mishi te ngjitura pas trupit, gjeni disa gjethe te medha peme dhe i vendosni mbi kostumet e banos. Fremra duhet tew kete nje gjarper plastik rreth qafes kurse mashkulli duhet te mbaje ne dore nje molle te ndukur. Kur tu pyesin, duhet te pergjigjeni: ‘ Jemi Eva dhe Adami’

admi-dhe-eva-halloween

Leave a Comment