
Zakonisht per te pasur dhembe sa me te shendetshem dhe te bardhe shume njerez u drejtohen qendrave te ndryshm te dentisteve, te cilat jane te efektshme por kushtojne edhe shume. Ne kete artikull do tju japim disa keshilla natyrale te cilat na mesojne si te zbardhim dhembet, keto keshilla jane shume te efekteshme por gjithmone duhet te keni parasysh mos te abuzoni me perdorimin e tyre. Shumica e njerezve mendojne qe zverdhja e dhembeve vjen si rrjedhoje e nje higjene jo te mire orale, por ne te vertete nuk eshte ky shkaku kryesor. Shkaku kryesor jane ato ushqime qe konsumojme, apo pije apo substanca te ndryshme, te cilat ndikojne ne prishjen e smaltit te dhembeve tane: kafeja, çaji, duhani, likuiricia, jane keto te gjitha substanca qe ndikojne ne zverdhjen e dhembeve.
Gjeja e pare qe duhet te bejme per te pasur dhembe te bardhe eshte PARANDALIMI. Nese vertet s’ jemi ne gjendje te rrime pa keto substanca duhet te pakten mos te pertojme qe te lajme dhembet direkt pas konsumimit te tyre, qe mos ti leme te veprojne tek smalti.
Le te shohim pra disa menyra natyrale per te zbardhur dhembet:
1) Si te zbardhim dhembet me sode buke: eshte shume i efektshem per zbardhjen e dhembeve. Mund te vendosni pak sode buke te furça e dhembeve ne vend te kolinozit dhe te fillojme te lajme dhembet ne menyre shume te ngadalte dhe delikate, pasi po ti ferkoni shume fort rrezikoni te shkaktoni efektin e kundert nga ai qe deshironi. Mund ta aplikojme kete metode VETEM 1 here ne jave, dhe jo me shpesh.
2) Si te zbardhim dhembet me sherebel: ferkoni nje gjethe sherebel tek dhembet duke treguar kujdes qe mos ta kaloni poshte.
3) Si te zbardhim dhembet me luleshtrydhe: edhe tuli i luleshtrydheve mund te jete nje zbardhes natyral per dhembet, por edhe ne kete rast duhet te beni kujdes mos ta teproni me perdorim.
4) Si te zbardhim dhembet me limon dhe portokalle: Limoni rekomandohet shume tek ata persona qe i kane dhembet te verdhe per shkak te nikotines. Mund te beni shplarje me lengun e limonit ose te ferkoni direkt tek dhembet lekuren e tij. E njejta metode mund te perdoret edhe me lekuren e portokalles.
Te gjitha keto keshilla natyrale jane shume te efektshme dhe te leverdisshme edhe per xhepin e secilit prej nesh, por duhet te keni ghithmone parasysh mos te abuzoni me perdorimin e tyre dhe te shplani mire dhembet pasi keni perdorue ndonje nga keto produkte.
Unë e kam par ne nje faqe tjeter se lahen me sod buke dhe pak krip
Mjafton vetem soda e bukes pa vendosur kirpe.