
Terapia e kupave e njohur me shume si hedhja e kupave eshte perdorur qe ne kohet e lashta nga mjekesia popullore per efektin e mire qe japin. Kjo terpai eshte trashguar brez pas prezi deri ne ditet tona.
Perse perdoret terapia e kupave?
Kupat perdoren per mjekimin e semundjeve te rrugeve te frymemarjes dhe te muskulatures se tyre. Rezultate te mira jane arritur dhe ne mjekimin e gripit qe shoqerohet me pezmatimin e bronkeve, mushkerive, me dhembje te muskujve etj.
Si vendosen kupat? (Hedhja e kupave)
Vendosja e kupave behet duke i hedhur mbi shpine nje nga nje. Me pare duhet te keni pastruar dhe me pas lyer me vaj pjesen e shpines.
Kupat ngrohen mbi flaken e llambes se alkolit dhe me nje cop pambuku te paster te bere si fitil i cili çohet brenda tek kupa (ose mbi flaken e qiririt ) dhe me pas duke e permbysur kupen me takte mbi shpine, kupa do te terheq lekuren ne brendesi te saj. Si rregull nuk duhet te vendosen me shume se 6 ose 7 kupa te cilat lihen mbi lekure 10 -15 minuta dhe pastaj hiqen.
Hedhja e kupave nuk behet nga te gjithe personat sepse duan nje specialitet te veçante. Duhet te beni terapine e kupave nga persona eksperte ne kete terapi.
Edhe heqja e kupave duhet te behet me kujdes; me njeren dore kapet kupa dhe me doren tjeter shtypet lekura nen buzen e kupes me ngadale, ne menyre qe te futet ajri brenda dhe kupa te shkeputet nga lekura.
Terapia e kupave – Hedhja e kupave
Mekanizmi i hedhjes se kupave eshte i ngjashem me ate te masazhit. Ne zonen ku leshohen kupat behet nje ngacmim i drejteperdrejte dhe reflektor i mbaresave nervore te lekures dhe te eneve te gjakut. Nga ky veprim ndodhin ndryshime ne qarkullimin e gjakut dhe ne fuqizimin e muskulatures se trupit. Rritja e qarkullimit te gjakut ne lekure shoqerohet me skuqjen e saj, ngritjen e temperatures lokale, hapjen e poreve te lekures dhe permiresimin e rrjedhjes se dhe te yndyres nga gjendrrat perkatese. Hedhja e kupave ben qe i semuri te permiresohet nga frymemarrja nepermjet lekures dhe duke i kthyer oreksin, si dhe normalizimin e gjumit dhe riaftesimin per pune.