
Stili i jeteses është me rëndësi jetike për shëndetin tonë : këtu ju japim 3 keshilla të thjeshta, te cilat te vena ne praktike cdo dite, te ndihmojne te jesh ne forme si fizikisht ashtu dhe menderisht, me e bukur dhe vitale, pa shume sakrifica.
1) Sipas studimeve të fundit, shëndeti i secilit prej nesh varet ne 40% nga stilli dhe menyra e jeteses. Keshtu qe, parandalimi më i mirë eshte adoptimi i menyrave, zakoneve te mira salutare, duke filluar nga menyra e te ushqyerit. Shumicen e kohës nuk i kushtojme vëmendjen të duhur asaj qe vendosim ne pjate. Shume prej nesh hanë shpejt e shpejt, ndoshta ne tavolinen e punes ose para televizionit, dhe ne kete menyre nuk e kuptojme cfare po bejme dhe sasine e ushqimit qe po konsumojme.Perkundrazi, mengjesi, dreka dhe darka duhen shijuar me shume qetesi, duke u perqendruar mire ne shijen dhe aromen e ushqimit.
2) Nevojitet kostance dhe disiplinë per te pergatitur 5 vakte në ditë, domethene 3 vaktet kryesore plus 2 snack (paradite ora 10-11 dhe mbasdite ora 16-17). Duhet tu kushtojme shume vemendje ushqimeve qe blejme, gatimit te tyre dhe mos te jemi gjithmone monotone ne tavoline, por ti variojme sa me shume te jete e mundur ato qe gatujme.
3) Është e rëndësishme që të ndryshojnë dietë sa më shumë të jetë e mundur , sepse monotonia në tryezë është armik i shëndetit dhe humorit. Nje diete korrekte perfshin te gjitha ushqimet, vetem se disa prej tyre duhet te konsumohen me shpesh, si per shembull: frutat, perimet dhe thjerrezat. Edhe frutat e thate , ne qofte se konsumohen cdo dite, ne dozen e duhur, bejne shume mire per shendetin dhe linjen, sepse te mbajne ne forme dhe ndihmojne ne parandalimin e disa semundjeve, njera prej te cilave eshte ajo kardiovascolare.