Publikuar më: 27/06/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0

Vetit e qumeshtit jane te shumta, por ndoshta nuk e dini qe ju mund ta perdorni ate per shume aplikime. Me poshte disa keshilla bukurie per te perdorur qumeshtin, mund te pergatisini tonik, maska per fytyre etj.

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

Qumeshti eshte nje produkt i shkelqyer natyral per te hequr makjazhin, pasi ka nje fuqi shume te madha ushqyese dhe idratuese. Per te arritur kete rezultat veproni ne kete menyre:
Bashkoni ne nje shishe te vogel nje mase te qumeshti me nje mase te barabarte vaji. Mund te perdorni vaj ulliri, por eshte me mire qe te perdorni vaj avokadoje (i pasur me vitamina E), vaj jojoba ose karite, te cilet jane produkte shume te mira kunder rrudhave. Keto vajra jane me te keshillueshme se vaji i ullirit pasi thithen me lehte nga epiderma. Kjo lloj perzjerjeje eshte e keshillueshme sidomos per ato lekura qe vuajne nga irritimet.

maske-per-fetyren

Nese keni nje lekure te irituar pergatisni vete ne shtepi nje maske natyrale, e cila do te kuroj dhe ushqej lekuren tuaj.
Nje nje tas perzjeni qumesht, sheqer, mjalt, dhe pergatiteni perzjerjen ne nje menyre te tille qe te jet si pune kremi, jo shume e lengshme. Hapeni ne lekure ne nje menyre shume delikate dhe lereni te veproje per disa minuta. Nese deshironi nje efekt scrub (pastrues) mjafton te shtoni arre kokosi te grire.

Qumeshti ka edhe nje veti shume te larte zbardhuese. Mund ta perdorim si nje produkt natyral pe eliminimin e njollave tek rrobat, mjafton te njomin vendin ku eshte bere me njolle dhe ta leme te veproje per disa minuta, pastaj ta ferkojme me dore ose me nje furçe dhe te vazhdojme me larjen e zakonshme. Me qumeshtin e nxehte mund te heqim edhe njollat e veres qe  behen ne mbulese te tavolines.

Qumeshti eshte edhe nje produkt shume i mire per te pastruar kepucet, atletet e bardha prej lekure, mjafton te perzjeni qumesht dhe uje ne nje ene dhe pastaj e tampononi produktin me nje cope pambuku mbi kepucet.

Qumeshtin mund ta perdorim edhe si nje produkt per te pergatitur nje maske flokesh ne shtepi. Perzjeni ne nje ene qumesht, kos dhe nje luge gjelle mjalt, krijoni ne maske jo shume te lengshme ne menyre te tille qe mos te rreshqase nga floket. E perhapni produktin shume lehte me mollezat e gishtave, mbeshtillni te gjithe flokun me nje qeske plastmasi dhe e lini te veproje per disa ore, ose me mire per nje nate te tere, dhe pas kesaj periudhe i lani floket si gjithmone. Pas keasj maske flokete tuaj do te rezultojne me te bute dhe do te kene tendencen te behen me pak pis. Nese keni pak kohe ne dispozicion mjafton te hidhni disa pika qumesht tek shampoja qe perdorni zakonisht.

keshilla-bukurie-me-qumesht Nese keni qendruar shume ore ne diell dhe keni nje lekure shume te skuqur, mjafton te tampononi qumesht lekuren dhe ne fund te shplaheni me uje te vaket. Ose nese keni nje vaske ne banje, hidhni disa gota uji me qumesht dhe lekura juaj do te ndihet me mire.

Po ashtu mund te pergatisini scrub per buzet. Pergatisni nje scrub natyral, sidomos ne dimer duke perzier ne nje tas te vogel pak sheqer dhe pak qumesht dhe me mollezen e gishtit perhape kete scrub ne buze. Para se ti shplani buzet me uje te vaket aplikoni pak mjalt, i cili do tu ndihmoje ne rigjenerimin e lekures.

Qumeshti eshte nje metode e vjeter per te pastruar divanet prej lekure. Mjafton te tampononi me ne cope pambuku qumesht ne çdo centimeter te divanit per te eliminuar njollat dhe pluhurin e akumuluar.

Leave a Comment