Publikuar më: 15/12/2014 Publikuar nga: Bukuria Komente: 0
Vetite e kafese
Tashme kafeje eshte bere nje nder shoqeruesit kryesor te diteve tona, ideale per te filluar diten me energji fale vetive te saj stimuluese. Perveç vetive rivitalizuese kafeja eshte nje produkt natyral pro bukurise. Me poshte po ju sjellim disa nga vetite e kafese:

REKLAM: artikulli vijon me poshte...
loading...

– Nje nder vetite me te njohura te kafese eshte per lekuren dhe veprimit te saj kunder celulitit, ne veçanti kafeina e e aplikuar mbi lekure permban veti riaktivuese per qarkullimin e gjakut, shkrirjen e yndyrnave  dhe rrit nivelin e molekulave qe djegin yndyrnat ne organizem. Pra kafeina eshte nje nder perberesit kryesor kunder celulitit.

– Duke favorizuar qarkullimin kafeina ndihmon shume edhe per kurimin e venave qe krijohen neper kembe, duke bere masazh  me produkte qe permbajne kete substance.
Vetite e kafese per lekuren

– Kafeja eshte nje burim shume i çmuar antioksidues, kunder radikaleve te lire te cilet jane pergjegjes per te pershpejtuar pjakjen. Pra, nje nder vetite e kafese eshte qe te ruaj rinine e qelizave te lekures dhe te evitoje rrudhat e parakohshme.

– Kafeja e bluar eshte nje nder perberesit me te mire per te esfoliuar lekuren, e aplikoni kafene e bluar direkt ne zonat e interesuara, kjo do tju ndihmoje shume ne eliminimin e qelizave te vdekura dhe papastertive duke e hidratuar lekuren dhe duke e bere me te shendetshme.

– Kafene e bluar mund ta perdorni edhe kunder enjtjes se lekures rreth syve duke aplikuar kafe te bluar ne zonen rreth e rreth.

Leave a Comment