
– Cikoria eshte nje bime cilesite e te ciles jane ne gjendje te ndikojne ne nivelin e glukozit dhe kolesterolit ne gjak, pikerisht per shkak te shijes se saj te hidhur. Per kete arsye çikoria duhet te perdoret ne mase te gjere nga ata persona qe vajne nga diabeti ose qe kane zbuluar se niveli i kolesterolit te tyre ne gjak eshte i larte.
– Ne bimen e çikories gjejme: vitamina, kripera minerale, nisheshte dhe çikorina te gjitha substanca keto qe kane nj efekt disinfektues dhe disintosikues per organizmin tone. Ne fakt çikoria eshte e famshme per te stimuluar oreksin, ashtu si edhe per mirefunksionimin e veshkave.
– Cikoria eshte ideale per te luftuar aknen dhe papastertite ne lekure. Mund te pergatisni vete ne shtepine tuaj perzjerje ose çajra me çikore, te cilet mund ti pini ose te shplani fytyren.
– Gjithashtu çikoria eshte e shkelqyer per te luftuar celulitin dhe ritencionin hidrik. Gjethet e çikores permbajne hekur, vitamine B. C, K, fibra, fosfor, kalcium, potas dhe beta-karatene. Cikoria mund te konsumohet e gjalle, si sallate, e zjere ose ne forme çaji.
– Per te pergatitur nje çaj depurativ me base çikoreje, e perkryer per te purifikuar veshkat dhe melçine perdorni nje çikore te tere ( 200g ), 30g gjethe argjinari. I zjeni per 8 minuta dhe pasi i keni hequr nga zjarri e filtroni perberjen. E konsumoni çajin ne mengjes esell pa ngrene akoma mengjes.
– Nese vuani nga kapslleku, çikoria eshte shume e rekomanduar. Mjafton te zjeni 20g çikore ne uje te nxehte, e lini te pushoje per 10 minuta dhe pastaj e filtroni çajin. Pini te pakten 2 gota çdo dite, mundesisht para se te hani mengjes.
KUJDES!
Nuk duhet te bejne perdorim te gjere te çikories te gjithe ata persona qe vuajne nga stomaku, gastriti, ulçera, ata persona qe pine ilaçe per zemren apo tensionin.